1.9k 0

Cili Është Ndryshimi Midis Kosit Aktivia dhe Atij Natyral?

Mendohet se njerëzit kanë filluar të konsumojnë kos që nga viti 6000 p.e.s. Ndërsa sot, ka një shumëllojshmëri të gjerë të llojeve të kosit dhe kompanive prodhuese, të disponueshme nëpër ushqimore.

Midis tyre, nëse do të krahasojmë kosin Aktivia me kosin e zakonshëm, shohim se janë të ngjashëm, por me një ndryshim në përmbajtje që nuk gjendet tek asnjë lloj kosi tjetër. AgroWeb.org ju njeh më poshtë me këtë ndryshim.

Çfarë përmban kosi i zakonshëm?

Kosi i zakonshëm është një përzierje qumështi me pak yndyrë ose i skremuar, dhe kremi të fermentuar nga bakteret që prodhojnë acid laktik si Lactobacillus bulgaricus dhe Streptocoçus thermophilus.

Çfarë ka në kosin Aktivia?

Aktivia përmban shumë nga të njëjtët përbërës që gjenden edhe në kosin e zakonshëm. Të tilla si bakteret që prodhojnë acid laktik, ëmbëlsues, aromatizues dhe aditivë të tjerë.

Por ndryshe nga ai i zakonshmi, Aktivia përmban edhe bakterin Bifidus Regularis, i cili është bakteri që gjendet vetëm në këtë produkt.

Çfarë ka kaq të mirë bakteri Bifidus Regularis?

Bifidus regularis është një probiotik i shtuar në mënyrë specifike në këto lloje kosi, që ndihmon në shëndetin e tretjes.

Një studim të cilit AgroWeb.org iu referua, tregoi se konsumimi i përditshëm i kosit Aktivia, përmirësoi mirëqenien dhe simptomat e tretjes tek gratë me probleme të vogla të tretjes.

Gjithashtu edhe tek fëmijët me kapsllëk, pati një përmirësim të gjendjes.

Megjithatë, këto studime studime janë të pakta dhe ende nevojiten më tepër prova që e mbështesin këtë përfundim.

Përfitimet e mundshme

Kosi, qoftë i zakonshëm apo Aktivia, ofron një sërë përfitimesh shëndetësore.

Ai është një burim i mirë i kalciumit dhe vitaminës D, si dhe i proteinave dhe kaliumit.

Për më tepër, bakteret që fermentojnë qumështin, të njohura si probiotikë, ndihmojnë në promovimin e shëndetit të zorrëve dhe imunitetit. Kjo ndodh sepse ato shtojnë bakteret miqësore që gjenden në zorrën tuaj të trashë.

Këto baktere gjithashtu ndihmojnë në zbërthimin e laktozës në qumësht. Duke e bërë atë një produkt më të tretshëm, i cili është i dobishëm për ata që kanë intolerancë ndaj laktozës. /AgroWeb.org