Prova e Sheqerit – Si të Shpëtoni Shëndetin Brenda dy Javëve

1.9k 0

Pijet e gazuara ose ato me bazë frutash të përpunuara janë një burim i jashtëzakonshëm sheqeri.

Ky i fundit e pajis organizmin me kalori, por nuk ka ushqyes të nevojshëm.

Ekspertët rekomandojnë që të kufizoni dozën e sheqerit në më pak se 10% të kalorive në ditë.

Pra nëse ju ushqeheni me 2000 kalori, sheqeri duhet të përbëjë vetëm 200 prej tyre.

Problemi është se një kanaçe me pije të gazuar ose të ëmbëlsuar përmban 126 kalori të sheqerit të shtuar.

Sipas të dhënave të AgroWeb.org, ëmbëlsuesit artificialë janë 100 herë më të ëmbël se sheqeri i zakonshëm.

Nga ana tjetër, kemi frutat si mollët dhe portokallet të cilët janë të ëmbël por aspak të dëmshëm.

Me siguri shqisat tuaja janë mësuar me të ëmbla tani dhe nuk hiqni dorë dot aq lehtë.

Si në çdo sfidë tjetër, mund t’ia dilni edhe kësaj.

A Do Të Hiqnit Dorë Nga Sheqeri Për Dy Javë?

Mendojeni këtë sfidë si një pastrim të organizmit.

Gjatë këtyre javëve zgjidhni ushqime me sheqer natyral siç janë frutat dhe jo ushqime që përmbajnë sheqer.

Si T’ia Dilni Dy Javë Pa Sheqer

Kontrollini listën e përbërësve dhe etiketat ushqimore të produkteve që blini në treg.

Do të shikoni se shumë prej ushqimeve që nuk jua merr mendja, përmbajnë sheqer.

I tillë është rasti i salcës së makaronave, madje edhe biskotave me kripë, picave e të tjerë.

Zgjidhni ushqime që kanë më pak se 5 gramë sheqer të shtuar dhe jo më shumë.

Kufizoni dozën e ëmbëlsuesve natyralë siç është mjalti në më pak se 5 gramë në ditë.

Zëvëndësoni pijet e ëmbëlsuara me ujë natyral ose me gaz, qumësht pa yndyrë, kafe ose çaj pa sheqer.

Shmangni ëmbëlsuesit artificialë sa më shumë që të jetë e mundur.

Hani më shumë fruta dhe perime, të ngrira ose të freskëta.

Qumështi, frutat dhe perimet përmbajnë sheqerna natyralë dhe jo problematikë.

Qëllimi juaj në këtë sfidë është të shmangni sheqerin e shtuar që është shumë problematik.

Pas dy javësh, do të jeni më pak të uritur, do të jeni më të dobët, muskuj më të fortë, dhe do të jeni më energjikë

Pas dy javëve do ta keni më të lehtë të rezistoni pa sheqerna të dëmshëm. /AgroWeb.org

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.