Vaji i Peshkut – Si ta Përdorni Kundër Atakut në Zemër

2.4k 0

Vlerat shëndetësore që vaji i peshkut i jep organizmit të njeriut janë të shumta.

AgroWeb.org ka publikuar artikuj të shumtë në lidhje me dozën dhe kohën më të mirë për ta konsumuar.

Me këtë artikull, do t’ju tregojmë rreth arsyeve përse këtë suplement duhet ta përdorni për të mirën e zemrës suaj.

Përdorimi i Vajit të Peshkut Ul Rrezikun e Atakut në Zemër me 8%

Sipas një studimi i cili përqendrohej tek llojet e omega-3, doli në përfundimin, se trupit i nevojitet një dozë e përditshme e këtij suplementi.

Nga tri llojet e omega-3 trupi ynë arrin të prodhojë një sasi të pakonsiderueshme vetëm të dy prej tyre.

Ndaj dhe mjekët këshillojnë që të merren dozat e tyre sipas moshës dhe rastit mjekësor.

Roli dhe Burimet Ku Mund Ta Gjeni

Yndyrat e shëndetshme si omega-3 luajnë role vitale për shumë organe të trupit tonë.

Ato janë hallkat kryesore të përbërjes së molekulave të yndyrave që formojnë muret e qelizave të trupit.

Këto yndyra ndihmojnë në prodhimin e energjisë që qelizave i duhet për të kryer funksionet e përcaktuara, përfshi këtu dhe sistemin kardiovaskular.

Për të mbrojtur shëndetin e zemrës, personat duhet që të përfshijnë në regjimin e tyre ushqime që përmbajnë këtë lloj yndyre.

Farat e linit, sipas studiuesve, janë shumë të rëndësishme pasi ato përmbajnë elementin kryesor që nxit trupin të prodhojë përbërjen e omega-3.

Peshku është një tjetër produkt i cili është i pasur me omega-3 përveç vlerave të tjera që ka për ushqimin.

AgroWe.org ju sugjeron që gjithashtu të lexoni etiketat e produkteve që të dini nëse kanë në përmbajtjen e tyre këtë yndyrë.

Doza dhe Efektet

Sipas studimit, mjekët vlerësuan se për të patur një rezultat sa më të mirë për shëndetin e zemrës, omega-3 duhet konsumuar çdo ditë.

Mjekët këshillonin që vaji i peshkut mund të konsumohet edhe nga personat që nuk vuajnë nga problemet e zemrës.

Ataku i zemrës në shumicën e rasteve nuk vjen si rezultat i sëmundjeve të mëparshme të zemrës, por shkaktohet nga stresi, kolesteroli i lartë, etj.

Pra, duke marrë vaj peshku më shumë se 840 mg në ditë, atëherë do të arrini të ruani shëndetin e zemrës suaj./AgroWe.org

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.