Vitamina e Humorit të Mirë – Zbuloni Ushqimet e Pasura me të

1.6k 0

Njerëzit që vuajnë nga mungesa e vitaminës C, ndihen më të lodhur dhe rrezikohen më shumë nga depresioni.

Studimet të cilave u referohet Agroweb.org shpjegojnë se kjo vitaminë luan një rol thelbësor tek humori i njeriut.

Kjo vitaminë ul nivelet e ankthit dhe pakëson gjasat e shfaqjes së depresionit

Vitamina C dhe Shëndeti Mendor

Një nga termat përshkrues të vitaminës C është acidi askorbik.

Mungesa e tij shkakton dëmtime nervore dhe çrregullim bipolar.

Një studim i Universitetit të Nashvill në Tenesi të Shteteve të Bashkuara zbuloi gjithashtu që mungesa e kësaj vitamine shkakton sjellje depressive tek njeriu por edhe rrit dëshirën për sheqer.

Për më tepër, mungesa e vitaminës C shkakton rënie të niveleve të dopaminës dhe serotoninës në tru.

Këto të fundit rrisin nivelet e ankthit dhe depresionit.

Burimet Më Të Pasura Të Vitaminës C

Vitamina C është një substancë delikate që shkatërrohet nga ajri dhe nxehtësia.

Për pasojë ajo nuk gjendet tek ushqimet e përpunuara, ato të shpejta, mishi dhe produktet e bulmetit.

Konsumi i perimeve dhe frutave të mëposhtme do t’ju ofrojë sasi të bollshme të vitaminës C.

Frutat

Frutat më të pasura me vitaminë C janë portokallet, qitro, mandarinat, pjepri, kivi dhe luleshtrydhet

Perimet dhe Barishtet

Vitamina C gjendet me shumicë tek barishtet si spinaqi, barishtet e egra, lulerradhiqja, sallata e ujit, barishtet e panxharit.

Brokoli, lulelakra, lakrat e vogla, specat, lakra e kuqe, domatet dhe lëngu i tyre janë burime shumë të pasura të vitaminës C.

Kujdes Me Gatimin

Siç e thamë më lart, vitamina C shkatërrohet nga nxehtësia dhe ajri.

Për përthithjen me të madhe të kësaj vitamine, ushqimet duhen ngrënë të freskëta ose të gatuara pak.

Lëngu i portokallit humbet shumë vitaminë C gjatë ekspozimit në ajër.

Ushqimet që gatuhen shpejt me avull ose kavërdisen do të ruajnë më shumë vitaminë C se ushqimet që gatuhen për një kohë të gjatë në temperatura të larta.

Ushqimet që zihen në ujë do ta lëshojnë vitaminën C në lëng por temperatura e lartë dhe koha e gatimit do të shkaktojnë një eliminim të plotë të saj./AgroWeb.org