11 Metodat e Bazuara në Shkencë për të Frenuar Urinë dhe Oreksin

3.1k 0

Në përgjithësi, uria dhe oreksi janë sinjale që trupi juaj jep për të treguar se nevojë për energji ose dëshiron një lloj të caktuar ushqimi.

Por nëse ndjesia e urisë vazhdon edhe kur sapo keni mbaruar një vakt, kjomund të jetë një shenjë që nuk po hani mjaftueshëm ose nuk po konsumoni kombinimet e duhura të ushqimeve.

Nëse jeni duke u përpjekur të humbisni peshë, duke po ndiqni një rutinë të re vaktesh si agjërimi, mund të pyesni veten se në çfarë mënyrë të reduktoni ndjesinë e urisë përgjatë ditës.

Për ta bërë më të lehtë, AgroWeb.org ka bashkuar këtë listë 13 mënyra të bazuara në shkencë për të ndihmuar në uljen e urisë dhe oreksit.

Konsumoni mjaftueshëm proteina

Shtimi i proteinave në regjimin tuaj ushqimor mund të frenojë ndjenjën e urisë, të ulë nivelet e hormoneve të urisë dhe mund t’ju ndihmojë të konsumoni më pak ushqim në vaktin tuaj të ardhshëm. Proteinat, qoftë ato shtazoret apo ato bimoret, janë të dobishme për t’ju mbajtur të ngopur për një kohë të gjatë. Kjo mund t’ju ndihmojë në humbjen e peshës, pjesërisht duke reduktuar oreksin e tepërt.

Zgjidhni ushqime të pasura me fibra

Fibrat ju ndihmon të ngopeni duke ngadalësuar tretjen dhe duke ndikuar në çlirimin e hormoneve të ngopjes. Ndjekja e një regjimi me fruta, perime, fasule, arrorë dhe fara mund të promovojë gjithashtu shëndetin tuaj afatgjatë, përkrah rënies nga pesha.

Pini ujë

Shkencëtarët besojnë se konsumi i rreth 500 ml ujë mund të dërgojë sinjale të ngopjes në tru. Meqenëse uji zbrazet shpejt nga stomaku, kjo këshillë mund të funksionojë më mirë të konsumoni ujë sa më afër vaktit. Fillimi i vaktit me një supë, mund të veprojë në të njëjtën mënyrë! Të ulë urinë dhe të reduktoje marrjen e kalorive të tepërta nga vakti. Megjithatë, ky mund të mos jetë rasti për të gjithë. Gjenetika, lloji i supës që hani dhe faktorë të tjerë të ndryshëm janë të gjithë në lojë.

Hani me kujdes dhe me ngadalë

Të ngrënit shumë shpejt ose ndërkohë që jeni të hutuar apo të shpërqëndruar, e bën më të vështirë për trurin tuaj që të vërejë sinjalet e ngopjes që trupi dërgon. Ngadalësimi i ritmit me të cilin hani mund të jetë një mënyrë për të frenuar tendencën për të ngrënë tepër, së bashku me eleminimin e çdo paisjeje që ju shpërqëndron gjatë ngrënies.

Mësoni se cilat enë funksionojnë për ju

Zvogëlimi i madhësisë së enëve tuaja mund t’ju ndihmojë gjithashtu të zvogëloni në mënyrë të pandërgjegjshme racionet e vaktit dhe të konsumoni më pak ushqim pa u ndjerë të privuar. Shpesh ngrënia nga një pjatë më e vogël ose përdorimi i një ene me madhësi të caktuar mund t’ju ndihmojë të hani më pak.

Ushtrohuni rregullisht

Ushtrimet aerobike dhe ato me rezistencë mund të ndihmojnë në rritjen e hormoneve të ngopjes dhe të çojnë në uljen e urisë dhe marrjes së kalorive. Aktivitetet me intensitet më të lartë mund të kenë efekte edhe më të mëdha.

Flini mjaftueshëm gjumë

Gjumi i mjaftueshëm dhe cilësor mund të ndihmojë gjithashtu në uljen e urisë dhe mbrojtjen kundër shtimit të peshës. Sipas ekspertëve, të paktën 7 orë gjumë në natë ka të ngjarë të zvogëlojë nivelet e urisë gjatë gjithë ditës.

Menaxhoni nivelet e stresit

Stresi i tepërt dihet se rrit nivelet e hormonit kortizol. Edhe pse efektet mund të ndryshojnë nga personi në person, nivelet e larta të kortizolit përgjithësisht mendohet se rrisin dëshirën për të ngrënë. Megjithatë disa njerëz reagojnë ndryshe ndaj stresit. Ku në periudhat akute të stresit, këta individë kanë tendencë të mos kenë fare oreks.

Konsumoni pak xhenxhefil

Përveç shtimit të shijes dhe qetësimit të stomakut, xhenxhefili mund të ndihmojë në uljen e ndjenjës së urisë. Megjithatë, nevojiten më shumë kërkime për të konfirmuar këtë efekt.

Zgjidhni ushqime të plota

Për të nxitur ndjenjën e ngopjes, zgjidhni ushqime me përmbajtje të lartë të proteinave, të fibrave, të yndyrnave të shëndetshme dhe të karbohidrateve komplekse.

Mos e privoni veten

Marrëdhënia midis oreksit, urisë dhe dëshirave është komplekse dhe përfshin shumë rrugë biologjike. Shijimi i ushqimeve që dëshironi në mënyrë të moderuar mund të jetë më efektiv në reduktimin e urisë dhe dëshirave tuaja, sesa t’i privoni plotësisht ato.

Në fund të fundit, uria dhe oreksi janë funksione normale trupore. Në mënyrë tipike, ato janë thjesht një shenjë se trupi juaj ka nevojë për energji dhe është koha për të ngrënë. Këshillat e lart përmendura janë vetëm disa mënyra të thjeshta për të reduktuar oreksin dhe urinë gjatë kohës kur ndiheni sikur ato ndjesi janë më të larta se zakonisht. /AgroWeb.org

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.