5 Arsye të Forta pse Gjumi i Drekës i Bën Mirë Shëndetit

1.4k 0

Studimet thonë se gjumi i drekës i bën mirë organizmit. Sipas ekspertëve, të cilëve u referohet AgroWeb.org gjumi i drekës ndihmon në uljen e tensioni të gjakut me 5 mm Hg.

Një studim rreth kuesaj çështjeje, mbështet teorinë se njerëzit që jetojnë në vendet e Mesdheut jetojnë më gjatë.

Kjo ndodh jo vetëm prej ushqimit por edhe për shkak të gjumit të drekës.

Dihet botërisht që njerëzit e Mesdheut nuk e imagjinojnë ditën pa një pushim të shkurtër në drekë.

Në këtë artikull të AgroWeb.org do të mësoni për 6 përfitimet madhore që merr njeriu kur fle në drekë.

Përqendrimi

Dy nga shembujt më të mëdhenj të njerëzve të suksesshëm që flinin gjithmonë në drekë janë: Margaret Thatcher dhe Winston Churchill.

Ata flinin më pak në darkë por siguroheshin të dremisnin për 2 orë të mira në drekë.

Ekspertët besojnë se gjumi i drekës përforcon përqendrimin në punë.

Gjumi Ofron Gjallëri

Kur vjen puna tek gjumi i drekës, njerëzit zakonisht ndahen në dy kategori: të përgjumurit e trullosur dhe të zgjuarit plot gjallëri.

Një studim ka treguar se pavarësisht ndjesisë që shkakton, gjumi i drekës i jep shumë energji trurit.

Psikologët në Universitetin e Harvardit kanë arritur në konkluzionin se nnjerëzit që flenë për 60-90 minuta në drekë janë më të mprehtë në arsyetim.

Më Shumë Prodhimtari Në Punë

Lajmi se gjumi i drekës i bën njerëzit më të përqendruar, më krijues dhe më punëtorë nuk duhet të bjerë në vesh të shurdhër, sidomos kur vjen puna tek shefat dhe supervizorët.

Këtë e konfirmon një studim i Universitetit College në Londër, sipas të cilit, dremitja prej 30-90 minutash në drekë i bën njerëzit më krijues.

Studiuesit këshillojnë që kompani të ndryshme të lejojnë punonjësit të bëjnë gjumë dreke që të punojnë më mirë.

Gjumi i Drekës Të Lumturon

Studimet tregojnë se fëmijët që nuk flenë në drekë rriten duke u bërë njerëz me luhatje humori dhe tekanjozë.

Gjumi i drekës i bën fëmijët të lumtur e të qetë.

Fundja, çdo i rritur ka një fëmijë brenda vetes që kërkon gjumë në drekë.

Gjumi i Drekës Kundër Stresit

Studiuesit spanjollë thonë se vendosja e një rutine të gjumit të drekës largon stresin, ndihmon zemrën dhe përmirëson kujtesën.

Sipas tyre, mungesa e gjumit është njësoj e dëmshme sikur të mos hanit një vakt./AgroWeb.org

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.