7 Arsye Pse po Djersisni më Shumë se Zakonisht

2.2k 0

Djersitja mund të ndodhë për shumë arsye dhe një nga më të zakonshmet lidhet me temperaturat e ngrohta.

Megjithatë djersitja mund të ndodhë edhe për shkak të disa problemeve të ndryshme me shëndetin.

AgroWeb.org ju njeh me nëntë arsye se pse djersiteni më shumë se zakonisht dhe çfarë mund të bëni për këtë.

Jeni të shqetësuar

Ndjenja e ankthit ose e stresit bën që trupi juaj të reagojë duke bërë që gjëndrat e djersës të punojnë më shpejt.

Një mënyrë për të qetësuar reagimin është duke praktikuar frymëmarrjen e thellë.

Kjo praktikë mund të sinjalizojë një reagim pothuajse të menjëhershëm relaksimi që do të ndihmojë në largimin e mendimeve, stabilizimin e rrahjeve të zemrës dhe ndalimin e djersitjes.

Jeni duke kaluar në menopauzë

Ndryshimet hormonale që vijnë me këtë ndryshim të madh të jetës mund të shkaktojnë një mori efektesh të padëshiruara dhe një ndër to edhe djersitja.

Ndryshimet e stilit të jetesës, veshja me shtresa që lejojnë qarkullomin e ajrit, ulja e temperaturës së dhomës së gjumit gjatë natës dhe madje edhe mbajtja e një ventilatori, mund t’ju vijnë në ndihmë.

Keni ngrënë ushqim pikant

Kapsaicina, një përbërës që gjendet tek specat djegës, mund të rrisë përkohësisht temperaturën e trupit tuaj duke ju bërë të djersini.

Mënyra e vetme për të mos djersitur në këtë rast është të mos konsumoni ushqim pikant.

Keni një tiroide tepër aktive

Ndjenja e pashpjegueshme e ngrohtësisë ose e djersitjes me një rrahje zemre të shpejtë ose të parregullt, nervozizëm, probleme me gjumin, dridhje duarsh, ndryshime të humorit dhe lëvizje të shpeshta të zorrëve tregojnë se mund të keni hipertiroidizëm.

Kjo ndodh kur gjëndra tiroide prodhon më shumë hormone tiroide sesa i nevojitet trupit.

Në këtë rast këshillohet të kryeni një vizitë tek mjeku juaj.

Keni hiperhidrozë

Djersitja e tepërt që nuk lidhet me vapën, stërvitjen ose ndonjë shkak tjetër është shpesh një shenjë e hiperhidrozës.

Sipas ekspertëve njerëzit me hiperhidrozë priren të djersiten më së shumti nga pëllëmbët, këmbët, sqetullat ose koka.

Ndonjëherë, djersitja e madhe mund të shkaktojë infeksione të shpeshta të lëkurës.

Aplikimi i një antidjersës para gjumit dhe shmangia e shkaktarëve mund të ndihmojë në mbajtjen nën kontroll të djersës.

Keni filluar një mjekim të ri

Disa medikamente të përdorura për të trajtuar depresionin, sëmundjen e Parkinsonit dhe dhimbjet kronike mund të shkaktojnë djersitje të tepruar.

Në disa raste trupit tuaj mund t’i duhet pak kohë për t’u përshtatur ose ju mund të këshilloheni me mjekun.

Ju keni një infeksion të rëndë

Në raste të rralla, infeksionet bakteriale mund të shkaktojnë një seri reaksionesh kërcënuese për jetën.

Si ritmi i shpejtë i zemrës, gulçim, konfuzion, dhimbje ekstreme, ethe dhe djersitje.

Kjo ndodh zakonisht nga infeksionet e mushkërive, stomakut, veshkave ose fshikëzës, por mund të zhvillohet edhe nga diçka e thjeshtë sa një prerje e infektuar.

Në këtë rast kërkoni kujdes të menjëhershëm mjekësor./AgroWeb.org