Çfarë është Pilatesi – Përfitimet e jashtëzakonshme për trupin dhe mendjen

1.6k 0

Pilates është një metodë e të ushtruarit të trupit, e krijuar në fillim të shekullit të 20-të.

Ushtrimet e kryera me qetësi dhe saktësi, koordinojnë së bashku lëvizjen dhe frymëmarrjen, për të punuar muskujt më të vegjël dhe më të thellë stabilizues të trupit po aq sa edhe muskujt tuaj kryesorë.

Shpesh edhe ato lëvizje që duken të thjeshta mund të jenë tejet sfiduese dhe tepër efektive kur bëhen siç duhen.

Më poshtë AgroWeb.org ju njeh me vlerat që trupi juaj përfiton nga kjo mënyrë e të ushtruari .

Rrit forcën

Trungu i trupit tuaj është pikësisht vendi nga ku burojnë të gjitha lëvizjet, dhe pilatesi synon ta forcojë atë duke punuar çdo muskul.

Të gjithë muskujt përreth të trungut, kur forcohen mbështesin dhe stabilizojnë trupin. Forcimi i trungut të trupit është një faktor kyç në zvogëlimin e dhimbjes së shpinës, ijeve dhe legenit.

Përmirëson qëndrimin

Pilates fokusohet në shtrirjen e plotë të trupit, në gamën ideale të lëvizjes së nyjeve dhe në forcimin e ekuilibrimin e të gjithë muskujve që mbajnë në mënyrën e duhur posturën tuaj.

Zvogëlon dhimbjen e shpinës

Muskujt e thellë të barkut punojnë si një mbajtëse për të ngritur dhe mbështetur organet dhe për të mbrojtur dhe stabilizuar shpinën.

Janë pikërisht këta muskuj që kjo metodë e të ushtruari synon të punojë.

Parandalon lëndimet

Muskujt e lirshëm dhe të dobët, ose ata që shumë të shtrënguar dhe të ngurtë, mund ta bëjnë trupin më të prirur ndaj lëndimeve.

Pilates fokusohet në zhvillimin e forcës dinamike, që do të thotë se ju do të jeni më në gjendje të mbështesni dhe stabilizoni nyjet tuaja gjatë lëvizjes.

Hulumtimet kanë sugjeruar se kjo është një metodë efektive për reduktimin e rrezikut të lëndimeve në sport dhe rekomandohet edhe për sportistët.

Rrit energjinë

Ushtrimet fokusohen edhe tek frymëmarrja, për të përmirësuar kapacitetin kardiorespirator. Kjo stimulon hormonet, rrjedhjen e oksigjenit dhe qarkullimin e gjakut.

Pilatesi i arrin të gjitha këto, dhe për shkak të mënyrës së kryerjes së ushtrimeve me ritëm të ngadalë, rrallë ju bën të ndiheni të lodhur. Në vend të kësaj, ju jep më tepër energji.

Rrit lidhjen midis mendjes dhe trupit

Pilatesi ndihmon edhe në forcimin e lidhjes mendje-trup. Gjë që që rrit ndërgjegjësimin tuaj për rehatinë, dhimbjen, emocionet dhe mjedisin përreth. Kështu trupi është më i aftë t’i përgjigjet stimulit, i cili mund të parandalojë lëndimet dhe rëniet.

Ndërgjegjësimi mund t’ju ndihmojë të parandaloni ngrënien e tepërt, pasi do të jeni më në harmoni me sinjalet e urisë që jep trupi juaj.

Zvogëlon stresin

Fokusi në kryerjen e ushtrimeve dhe përdorimi i frymëmarrjes, mund të ulë kortizolin dhe të ulë stresin me kalimin e kohës.

Përmirëson fleksibilitetin dhe lëvizshmërinë

Fleksibiliteti është sasia e shtrirjes pasive në një muskul. Lëvizshmëria është diapazoni i lëvizjes në një nyje. Lëvizshmëria e mirë kërkon fleksibilitet por edhe forcë.

Për të optimizuar lëvizshmërinë ju duhet një ekuilibër midis forcës dhe fleksibilitetit. Shumica e ushtrimeve Pilates janë një kombinim i të dyjave, gjë që përmirëson forcën, fleksibilitetin dhe lëvizshmërinë.

Përmirëson ekuilibrin

Ekuilibri është i rëndësishëm në çdo moshë dhe i nevojshëm për aktivitetet e përditshme që përfshijnë koordinim, si ecja.

Pilates përmirëson ekuilibrin dhe ecjen jo vetëm përmes forcimit të trungut të trupit, por edhe për shkak të punimit që i bën të gjithë muskujve të trupit.

Ju rrit imunitetin

Hulumtimet tregojnë se mund të ndihmojë edhe në rritjen e funksionimit të sistemit imunitar, veçanërisht tek të moshuarit. E kjo kryesisht për shkak të qarkullimit të përmirësuar të gjakut që ndikon në sitemin tuaj imunitar.

Përmirëson funksionet kognitive

Sipas disa studimeve, kjo mënyrë e të ushtruari ndihmon në zhvillimin e neuroneve të reja, në përmirsimin e qarkullimi të gjakut në tru, në rritjen e lidhje neurotransmetuese dhe në jetëgjatësinë e neuroneve përgjegjëse për të mësuarit, kujtesën dhe të menduarit.

Forcon kockat tuaja

Mënyra pasive e jetesës është e dëmshme për shëndetin dhe densitetin e kockave. Dendësia e fortë e kockave parandalon osteoporozën dhe osteoartritin dhe mund të prekë njerëzit e çdo moshe.

Studimet kanë treguar se Pilates është efektiv në rritjen e cilësisë së jetës, lehtësimin e dhimbjeve dhe rritjen e densitetit të kockave.

Përmirëson humorin

Të ushtruarit e çdo lloj forme, ndihmon trupin në çlirimin e endorfinës. Kjo pasohet me një reduktim të ankthit, lodhjes dhe simptomave depresive. /AgroWeb.org