Tavë e Shijshme Me Kungull, Spinaq Dhe Angjinare

535 0

A e kishit menduar ndonjëherë të shijonit në një pjatë të vetme, tre nga ushqimet më të mira të sezonit?

Kjo recetë që AgroWeb.org sjell sot për ju, bashkon purenë e kungullit, spinaqin dhe zemrën e angjinares, për një vakt të shijshëm dhe plot vlera.

Provoni ta përgatisni edhe ju vetë këtë recetë të thjeshtë, duke ndjekur hapat si më poshtë.

Përbërësit (për 6 racione)

4 lugë gjelle gjalpë i kripur

2 thelpinj hudhre

400g spinaq

105g angjinare

100g djathë i bardhë

200g djathë mocarela

225g krem djathi

240g salcë kosi

425g pure kungull

kripë dhe piper i zi për shije

Përgatitja

Fillimisht ngrohni furrën në 230°C.

Vazhdoni duke shkrirë në një tigan gjalpin dhe duke kuardisuar aty hudhrat e shtypura për rreth 2 minuta, derisa gjalpi dhe hudhra të marrin ngjyrë kafe të artë.

Shtoni spinaqin dhe skuqeni për rreth 3 minuta. Shtoni zemrat e angjinares dhe skuqini edhe për pak minuta.

Hidhni djathin dhe mocarelëne copëtuar, dhe përziejini derisa të shkrihen plotësisht.

Më pas shtoni edhe kremin e djathit dhe përziejini përbërësit derisa të bashkohen plotësisht me njëri-tjetrin.

Në fund hidhni edhe salcën e kosit, purenë e kungujve dhe përziejini derisa masa të jetë e njëtrajtshme dhe kremoze.

Jepini shije me kripë dhe piper sipas dëshirës dhe trasferojeni masën në furrë.

Piqeni pa mbuluar, për 15-20 minuta, ose derisa sipërfaqja e saj të skuqet dhe të marrë ngjyrë kafe të artë.

Shërbejeni të ngrohtë dhe shoqërojeni me bukë të thekur. /AgroWeb.org