Çdo vit, mijëra njerëz në botë vendosin të heqin dorë nga mishi dhe produkett shtazore për të zbuluar në befasi të plotë përfitime të mëdha shëndetësore në organizëm.
Pavarësisht se mishi i kuq ofron proteinë, ai mund të zëvendësohet shumë mirë me produkte bazore të cilat kanë proteinë që i bën mirë metabolizmit dhe tretjes.
Rënia Nga Pesha
Studimet të cilave u referohet AgroWeb.org thonë se njerëzit që ndjekin një dietë vegjetariane kanë një rënie të peshës që arrin deri në 4 kilogramë
Konsumi i bollshëm i frutave, perimeve, drithërave të plota dhe legumeve e bën rënien nga pesha më të lehtë, ndërsa mishi i kuq më të vështirë.
Kolesteroli
Pas heqjes dorë nga mishi i kuq, njeriu mund të vërejë një rënie të nivelit të kolesterolit në gjak.
Kjo është një gjë shumë e mirë sepse përmirëson shëndetin kardiovaskular i cili ka nevojë për shumë ushqyes që ofrohen nga burimet e tjera ushqimore jo-shtazore.
Stomaku
Stomaku i një personi që nuk ha mish është më i pastër.
Shumica e produkteve shtazore vijnë nga shtazë që janë ngopur me hormone dhe antibiotikë, ndërkohë perimet dhe frutat ofrojnë shumë fibër dhe antioksidantë që e mbajnë stomakun në gjendje shumë të mirë dhe eliminojnë patogjenët e rrezikshëm.
Lëkura
Një tretje e mirë reflektohet në fytyrë. Këtë e konfirmojnë ekspertët, sipas të cilëve, njerëzit që hanë ushqime me bazë bimore kanë më shumë shkëlqim rinor në lëkurën e tyre dhe më pak puçra.
Fibra, antioksidantët dhe mineralet ndihmojnë në pastrimin dhe shëndetin e lëkurës.
Gazrat
Rritja e beftë e sasisë së fibrës mund të shkaktojë fryrje dhe gazra.
Ekspertët rekomandojnë që heqja dorë nga mishi dhe zëvendësimi i tij me produkte bimore të bëhet në mënyrë të ngadaltë por të qëndrueshme.
Sëmundjet
Duke supozuar që njeriu heq dorë nga mishi por e zëvendëson atë me ushqime të shëndetshme dhe jo të përpunuara, organizmi është më i mbrojtur prej sëmundjeve të zemrës dhe disa tumoreve.
Ekspertët thonë se ky rrezik i ulur ndaj këtyre sëmundjeve i atribuohet pranisë së lartë që një njeri duhet të ketë në organizëm të fibrës dhe antioksidantëve./AgroWeb.org