Cilat Janë Perimet më të Mira për Diabetikët

2k 0

Sëmundja e diabetit të tipit 2 jo domosdoshmërisht nënkupton nevojën për kufizimin e shumë ushqimeve të shijshme.

I tillë është rasti i perimeve të cilat jo vetëm janë të shijshme por edhe të ngopin.

Perimet duhet të jenë pjesë e rëndësishme e regjimit ushqimor të një diabetiku, thonë ekspertët e AgroWeb.org.

Të listuara në këtë artikull do të gjeni perimet më të rëndësishme për diabetikët.

Perimet Më Të Mira Për Njerëzit Që Vuajnë Nga Diabeti i Tipit 2.

Perimet më të mira për diabetikët janë ato me një nivel të ulët glicemie, të pasura me fibër dhe nitrat, i cili ul tensionin e gjakut.

Perimet Me Nivel Të Ulët Glicemie

Niveli i glicemisë në një ushqim të caktuar tregon shpejtësinë e organizmit për të përthithur glukozën nga ky ushqim.

Ky matës nuk ka të bëjë me përmbajtjen specifike të sheqerit në një ushqim por sasinë e glukozës që do të futet në organizëm gjatë ngrënies së një racioni.

Glukoza përthithet më shumë dhe më shpejtë nga ushqimet me një nivel të lartë glicemie.

Perimet më të mira për diabetikët, të cilat kanë një nivel të ulët glicemie janë:

  • Argjinaret,
  • Shpargu,
  • Brokoli,
  • Lulelakra,
  • Sallata jeshile,
  • Patëllxhani,
  • Specat,
  • Spinaqi,
  • Selinoja.

Perimet e Pasura Me Nitrate

Nitratet janë kimikate të formuara natyralisht tek perimet. Këto substanca ulin nivelin e tensionit në gjak dhe përmirësojnë qarkullimin e tij.

Perimet më të pasura me nitrate janë:

  • Rukola,
  • Panxhari,
  • Sallata jeshile,
  • Selinoja.

Perimet e Pasura Me Proteinë

Ushqimet e pasura me proteinë i mbajnë njerëzit të ngopur për më gjatë dhe ato janë të rëndësishme për diabetikët.

Ndër ushqimet më të mira me proteinë mund të përmendim:

  • Spinaqi,
  • Shpargu,
  • Barishtet e egra,
  • Brokoli,
  • Lakrat e vogla,
  • Lulelakra.

Perimet e Pasura Me Fibër

Fibra është shumë e rëndësishme për shëndetin e një diabetiku.

Sasia e saktë ditore e fibrës është 25 gramë për gratë dhe vajzat dhe 38 gramë për burrat dhe djemtë.

Frutat dhe perimet më të pasura me fibër janë:

  • Karrotat,
  • Panxhari,
  • Brokoli,
  • Argjinarja,
  • Lakrat e vogla,
  • Avokado.

Diabetikët duhet të jenë të kujdesshëm në uljen e sasisë së karbohidrateve dhe rritjen e sasisë së proteinës dhe fibrës nëpërmjet konsumit të rregullt të frutave dhe perimeve./AgroWeb.org