Cili Është Fruti Më I Mirë Për Shëndetin E Aparatit Tretës

1.6k 0

Shumë persona priren të ndjekin “modën” edhe kur bëhet fjalëpër ushqimin. Kohët e fundit mund të keni dëgjuar shumë për rëndësinë e proteinave dhe duket sikur disa u kanë dhënë kaq shumë prioritet atyre sa që kanë “harruar” rëndësinë që kanë edhe vlerat e tjera ushqyese të tilla si fibrat.

Edhe pse supozohet të konsumojmë 25 deri në 38 gram fibra në ditë, shumë njerëz nuk e përmbushin këtë kërkesë. Përfitimet shëndetësore që vijnë nga konsumi i fibrave mund të kenë një ndikim të dobishëm në shëndetin e zorrëve, tretjen, forcën e kockave, peshën, në uljen e rrezikuy për disa sëmundje kronike dhe madje edhe në jetëgjatësinë tonë.

Ju mund të arrini sasinë tuaj ditore të fibrave nga një shumëllojshmëri e gjerë ushqimesh. Një nga burimet më të fuqishme të fibrave është në fakt një frut i ëmbël, i gjithanshëm dhe i shijshëm.

Rezulton se i njëjti frut është gjithashtu një opsion i rekomanduar nga ekspertët e shëndetit edhe për shëndetin e aparatit tretës.

AgroWeb.org ju fton të zbuloni më poshtë se për kë frut bëhet fjalë.

Cili është fruti më i mirë për shëndetin e aparatit tretës?

Këto fruta të mrekullueshme janë mjedrat, të shijshme dhe shumë të shëndetshme, ato  ngjasojnë me karamelet dhe janë shumë të pasura me fibra.

Një gotë me mjedra ka rreth 7 gram fibra, kjo është sa gjysma e asaj që shumë persona marrin mesatarisht në ditë.

Përfitimet e shumta shëndetësore të mjedrës, përfshijnë vitaminë C dhe antioksidantë si polifenoli që janë tepër të mira për shëndetin.

Besojeni ose jo, edhe pse këto kokrra të vogla përmbajnë sheqer, kanë treguar se zvogëlojnë mundësitë për të zhvilluar diabet.

Dhe nëse keni diabet të tipit 2, ato mund t’ju ndihmojnë ta menaxhoni lehtësisht këtë sëmundje.

Duke qenë të pasura me fibra dhe të ulëta në oligosakaride, disakaride, monosakaride dhe poliole të fermentueshme, karbohidrate që përkeqësojnë simptomat tek ata që kanë sindromën e zorrës së irrituar, mjedrat janë fruti perfekt për këdo që ka ose jo probleme me aparatin tretës.

Me fjalë të tjera, nëse keni probleme me tretjen, duhet të shijoni patjetër mjedrat. E për fat të mirë, ka shumë mënyra për ta bërë këtë sepse ju mund t’i shtoni në sallata, ëmbëlsira dhe lëngje.

Por mbani mend se mjedrat nuk duhet të jenë burimi juaj i vetëm i fibrave. Një nga pesë gjërat kryesore që duhet të bëni çdo ditë për të përmirësuar shëndetin e zorrëve (dhe shëndetin e përgjithshëm), është të konsumoni një shumëllojshmëri të gjerë të bimëve, drithërave, yndyrave të shëndetshme dhe proteinave./AgroWeb.org

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.