Dozat e Duhura të Magnezit Sipas Çdo Moshe – Këshillat e Mjekut

1.5k 0

Ndryshimi i stinës dhe temperaturave ndikon ndjeshëm në organizëm, duke shteruar energjitë, përkeqësuar humorin dhe prekur edhe muskujt.

Këto të fundit përkeqësohen edhe me kalimin e moshës dhe një nga mënyrat për t’i mbajtur nën kontroll është përkujdesja ndaj marrjes së dozave të caktuara të magnezit.

Mjekët paralajmërojnë se njerëzit që ndihen të plogësht, të lodhur e pa fuqi, duhet të tregojnë kujdes me sasinë e magnezit ose mungesat e tij.

Çfarë Është Magnezi ?

Magnezi është një mineral luan një rol thelbësor për sistemin imunitar, nervat, muskujt, zemrën dhe kockat. Ai është i përfshirë në më shumë se 300 reagimet biokimike të trupit.

Mungesa e magnezit ndikon fort në vyshkjen e çdo organizmi të gjallë dhe vlen për bimët dhe sidomos për njerëzit.

Ku Gjendet Magnezi?

Magnezi gjendet në shumë prej ushqimeve që konsumojmë çdo ditë.

Atë e gjeni me shumicë tek fasulet e zeza, spinaqi dhe kikirikët.

Njerëzit që ushqehen shëndetshëm mund të arrijnë të plotësojnë nevojat e organizmit për këtë mineral.

Ata që ushqehen me produkte të shpejta, e të përpunuara nuk arrijnë dot të plotësojnë nevojat e tyre për magnez.

Sasitë e Domosdoshme Të Magnezit

Sasia e rekomanduar ditore e magnezit, e marrë nga ushqimet apo suplementet është si më poshtë:

Fëmijët nga 1 në 3 vjeç kanë nevojë për 80 mg/ditë

Fëmijët nga 4 në 8 vjeç kanë nevojë për 130 mg/ditë

Fëmijët nga 9 në 13 vjeç kanë nevojë për 240 mg/ditë

Gratë dhe vajzat nga 14 në 18 vjeç kanë nevojë për 360 mg/ditë

Gratë dhe vajzat nga 19-30 vjeç kanë nevojë për 310 mg/ditë

Gratë mbi 31 vjeç kanë nevojë për 320 mg magnez në ditë.

Gratë shtatzënë nga 19-30 vjeç kanë nevojë për 350 mg magnez në ditë

Ato mbi 31 vjeç kanë nevojë për 360 mg magnez në ditë.

Djemtë nga 14 në 18 vjeç kanë nevojë për 410 mg magnez në ditë

Burrat nga 19 në 30 vjeç kanë nevojë për 400 mg magnez në ditë

Burrat mbi 31 vjeç kanë nevojë për 420 mg magnez në ditë.

Si Të Merrni Suplementin Më Të Mirë Të Magnezit

Përpara se të vendosni për një suplement të magnezit është e udhës të përcaktoni nevojat e organizmit sepse marrja e suplementit të gabuar mund të shkaktojë probleme serioze me tretjen e të manifestohet edhe me diare.

Konsultohuni me një mjek dhe ai mund t’ju këshillojë cilin suplement magnezi të përdorni në rast se ju duhet për muskujt, trurin, konstipacionin, apo gjumin./AgroWeb.org