Festat e Fundivitit – Pse Rrisin Stresin dhe Rëndojnë Shëndetin

955 0

Ethet e festave dhe planifikimit të ditëve të para të vitit janë të forta.

Në këtë stinë të ftohtë dhe festive, njerëzit stresohen për përzgjedhjen e dhuratave, menunë e mbrëmjes së ndërrimit të viteve, qerasjet e vitit të ri por edhe për politikë.

Siç e dimë, stresi lë një ndikim të fortë tek shëndeti i zemrës.

Kjo i shtyu studiuesit të analizojnë ndikimin e stresit që përjetojnë njerëzit në fundvit në shëndetin e zemrës.

Gjetjet e studimit treguan se gjasat e rëndimit të shëndetit rriten me 40 përqind në prag të Festave të fundvitit.

Për të arritur në këtë konkluzion, ekspertët analizuan të dhënat e 300,000 pacientëve që vuanin nga sëmundjet e zemrës.

Festat e fundvitit janë shumë të rëndësishme në shumë vende të botës, përfshirë Shqipërinë.

Gjatë kësaj periudhe, konsumi i ushqimeve të rënda dhe pirja e alkolit arrin majat.

Sipas studiuesve, rreziku shëndetit rritet në ditët e para të vitit të ri.

Krishtlindjet Dhe Trazirat e Shëndetit

Natyrshëm lind pyetja, përse Krishtlindjet dhe festat në përgjithësi trazojnë zemrën?

Festa të tilla supozohet të sjellin gëzim në shpirt e në familje.

Por sipas studiuesve, festat shoqërohen me shqetësime emocionale, zemërim, ankth, mërzi dhe stres.

Të gjitha këto rrisin gjasat e problemeve me zemrën dhe shëndetin.

Për më tepër, gjatë festave konsumi i ushqimit dhe alkolit është tepër i lartë.

Të dyja së bashku rrisin rrezikun e shëndetit të organizmit.

Ndaj AgroWeb.org, ju këshillon të tregoni kujdes me ushqimet dhe alkolin dhe veçanërisht të mundoheni të mos stresoheni e të përpiqeni të gëzoni me miqtë dhe familjen./AgroWeb.org

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.