Gabimet që Ju Plakin më Shpejt – Çfarë Duhet të Shmangni

2.4k 3

Plakja është një proces natyral të cilin njeriu nuk e eviton dot.

Megjithatë, njeriu dhe zgjedhjet e tij mund të ndikojnë në mënyrën e plakjes.

Ushqyerja e keqe, duhanpirja, ekspozimi në diell dhe aktiviteti fizik luajnë një rol të fortë në jetëgjatësinë e njeriut, shkëlqimin e fytyrës së tij, plakjen e shëndetshme dhe funksionet e trurit.

Janë pikërisht zgjedhjet që bëjmë çdo ditë që mund të çojnë në degradimin e trurit.

Sipas studimeve të cilave i referohet AgroWeb.org konfirmohet se të qenit mbipeshë ose obezë mund ta plakë trurin me të paktën 10 vjet.

Ndaj nëse dëshironi të jetoni gjatë e të plakeni shëndetshëm kini kujdes nga këto gabime që mund të jeni duke bërë aktualisht.

Ngrënia E Mishit

Studimet kanë zbuluar një lidhje të fortë mes ngrënies së mishit dhe vdekjes së parakohshme.

Ndërkohë, njerëzit që hanë më shumë fruta dhe perime kanë 15 përqind më pak gjasa të vdesin para kohe.

Njerëzit që hanë mish janë më pak të prirur të hanë fruta dhe perime.

Rrjedhimisht ata marrin më pak antioksidantë dhe ushqyes të vlefshëm.

Jeta Pasive

Të qëndruarit ulur për disa orë është shumë e rrezikshme.

Të ulurit për të paktën 8 orë në ditë rrit rrezikun e vdekjes së parakohshme me 60 përqind.

Ecja me një shpejtësi mesatare për të paktën një orë ul rrezikun e vdekjes së parakohshme me 40 përqind.

Ëmbëlsirat Dhe Të Gazuarat

Sipas të dhënave të AgroWeb.org, pijet e gazuara dhe ëmbëlsirat shkatërrojnë proteina të rëndësishme që janë përgjegjëse për paraqitjen rinore të lëkurës.

Sheqernat nxisin inflamacionin që është vatra e shumë sëmundjeve të rrezikshme.

Çaji Jeshil

Çaji jeshil është i dobishëm në shkrirjen e yndyrnave të akumuluara dhe në përmirësimin e funksionit të mëlçisë.

Pirja e rregullt e këtij çaji ndihmon në shmangien e vdekjes së parakohshme, ishemisë dhe sklerozës.

Drithërat E Bardha

Të gjithë drithërat me ngjyrë të bardhë nuk janë të pasur me fibër dhe ushqyes dhe në thelb janë një version ndryshe i sheqerit.

Orizi i bardhë, buka e bardhë, makaronat, picat e të tjerë prishin ekuilibrat e baktereve në stomak.

Për një jetë më të gjatë duhet të zgjidhni drithëra me ngjyrën dhe përmbajtjen e tyre të plotë e natyrale.

Gjumi

Gjumi është një përbërës kritik i të gjithë rimëkëmbjes së organizmit.

Mungesa e tij shkakton mbipeshë, depresion, diabet të tipit 2, tension të lartë të gjakut dhe sëmundje të zemrës.

Shumë Pak Peshk

Peshqit janë ushqim i domosdoshëm për jetëgjatësinë.

Ato janë të pasur me acide yndyrore omega-3 që luftojnë inflamacionin dhe mbrojnë trurin.

Gabimi i mos të ngrënit peshk rregullisht 2 herë në javë, u kushton disa vite jetë.

Stresi, Alkoli Dhe Kafja

Sipas të dhënave të AgroWeb.org stresi rrit nivelet e kortizolit që ngadalëson metabolizmin dhe nxit rritjen në peshë.

Kafja nga ana tjetër ndërhyn jo vetëm në cilësinë e gjumit por edhe në kohëzgjatjen e tij.

Pirja e tepërt e alkolit dhe e pijeve të tjerë të gazuar dëmton qelizat dhe zhbën punën e antioksidantëve.

Yndyrnat Dhe Të Skuqurat

Yndyrnat trans që gjenden tek margarina dhe produktet e skuqura e dehidratojnë lëkurën duke nxitur shfaqjen e rrudhave.

Inflamacioni që shkaktojnë këto yndyrna nxit shfaqjen e sëmundjeve koronare dhe diabetit.

Të skuqurat nga ana tjetër nxisin praninë e radikaleve të lira në organizën.

Këto organizma janë fajtorë për plakjen jo të shëndetshme.

Ekspozimi Në Diell

Ekspozimi i lartë dhe i pambrojtur në diell nxit jo vetëm rrudhat por shkakton dëme të konsiderueshme në lëkurë dhe në paraqitjen tuaj.

AgroWeb.org ju këshillon të konsumoni sa më shumë fruta dhe perime të stinës për të përfituar maksimalsisht nga vlerat e tyre ushqyese dhe për të qëndruar të shëndetshëm gjithashtu./AgroWeb.org

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.