Pagjumësia dhe Reumatizma, Vështirësitë dhe Zgjidhjet Natyrale

3k 0

Reumatizma shoqërohet me dhimbje të vazhdueshme e të forta të cilat shpesh pengojnë dhe prishin gjumin.

Mungesa e këtij të fundit ka ndikim të fortë në intensitetin e simptomave të sëmundjes por edhe në mirëqenien në përgjithësi.

Në këtë artikull të AgroWeb.org do të mësoni më shumë për lidhjen mes pagjumësisë dhe reumatizmës dhe trajtimet natyrale për një pushim të qetë e pa dhimbje.

Të rriturit mbi 18 vjeç kanë nevojë për të paktën 7 orë gjumë në natë.

Mungesa e gjumit i përkeqëson simptomat e reumatizmës dhe artritit sepse lodhja e bën më të vështirë menaxhimin e tyre.

Si Të Përballeni Dhe Të Trajtoni Problemin E Pagjumësisë

Këshillat kryesore për të trajtuar problemin e pagjumësisë, në fillim shënjestrojnë ndryshimet në stilin e jetesës dhe më pas marrjen e medikamenteve.

Aktiviteti Fizik

Aktiviteti i lehtë fizik është një mënyrë e mirë për të pakësuar ose përmirësuar shëndetin e një pacienti të prekur nga reumatizma ose artriti.

Aktiviteti fizik përmirëson humorin dhe mirëqenien.

Ekspertët rekomandojnë që një njeri i prekur nga këto sëmundje të kryejë të paktën 2 orë e gjysmë aktivitet fizik në javë.

Fillimi duhet të jetë i ngadaltë deri në marrjen e fuqive.

Ekspertët sugjerojnë ecjen, notin, çiklizmin e të tjerë.

Më Pak Kafe

Kafeja i çel rrugën pagjumësisë, thonë shkencëtarët.

Sipas tyre, njerëzit që vuajnë nga reumatizma nuk duhet të pinë kafe pasdite ose në mbrëmje.

Shmangni Alkolin

Pirja e alkolit në mbrëmje largon gjumin ose e trazon atë.

Për më tepër, pirja e alkolit në të njëjtën kohë me ilaçet përbën një rrezik shëndetësor.

Dremitja

Njerëzit e prekur nga reumatizma duhet të shmangin dremitjen ose gjumin e drekës sepse do ta kenë më të vështirë të flenë në mbrëmje.

Në vend që të flini në drekë, dilni në ajër të pastër ose kryeni një aktivitet fizik.

Më Pak Stres

Krijoni një rutinë tuajën në mbrëmje.

Ju mund të lexoni një libër a të dëgjoni muzikë të qetë dhe relaksuese.

Mbani ditar, shkruani shqetësimet tuaja dhe hiqini nga mendja.

Higjena

Sigurohuni që dhoma juaj të jetë e pastër, e qetë dhe në errësirë.

Temperatura e ambientit duhet të jetë e freskët.

30 minuta përpara gjumit, këshillohet që të shkëpusni kontaktet me çdo pajisje elektronike.

Mos E Teproni Me Ushqimin

Nëse flini me stomakun plot, gjumi do të jetë i trazuar.

AgroWeb.org rekomandon që njeriu që vakti i darkës duhet të konsumohet të paktën disa orë përpara gjumit.

Sipas tyre, njerëzit që vuajnë nga reumatizma por që bëjnë një gjumë të mirë e të qetë kanë më pak dhimbje./AgroWeb.org

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.