Për më Shumë Hekur – Si të Ruani Vlerat e Spinaqit Gjatë Gatimit

2.3k 0

Një nga gatimet më të preferuara të amvisave shqiptare është gjella me spinaq dhe oriz, siç njihet edhe si burani.

Në shumicën e rasteve, spinaqi zjehet për minuta të tëra, duke humbur kështu pjesën më të madhe të vlerave.

Spinaqi rekomandohej të zihej për të paktën 25 minuta, por tani ekspertët thonë se një gjë e tillë i zhvesh gjethet e spinaqit nga çdo vlerë.

Në pak sekonda, spinaqi çliron 55 përqind më shumë hekur të tretshëm se sa kur hahet i freskët.

Një filxhan çaji me spinaq të pagatuar përmban 0.8 miligram hekur.

Gjysëm filxhan çaji me spinaq të gatuar përmban 3.2 miligram hekur.

Mjafton që në ushqimet tuaja të shtoni vitaminën C.

Kjo vitaminë do të ndihmojë hekurin që përthithet me vështirësi, duke gjashtëfishuar aftësitë e tij për të kaluar nga sistemi tretës në gjak, duke ndihmuar kështu edhe nëse jeni anemikë.

Spinaqin AgroWeb.org, rekomandon ta kombinoni me specat e kuq që përmbajnë vitaminë C, për të përthithur më shumë hekur.

Mund t’i bëni sallatë, mund të bëni speca të mbushura me spinaq, apo t’i gatuani së bashku duke shtuar vaj ulliri, hudhër dhe piper të kuq

Si Të Ruani Vlerat E Spinaqit Në Gatim?

Vendosini gjethet e spinaqit në një kullesë.

Hiqni gjethet e vrara e të vyshkura dhe lajeni spinaqin me ujë të ftohtë.

Një filxhan çaji me gjethe të freskëta, kur gatuhet përfundon në çerek filxhani, ndaj nëse dëshironi të konsumoni më shumë duhet të gatuani një sasi të trefishtë.

Ndizeni sobën, vendosni tiganin dhe kur të jetë ngrohur shtoni një sasi të vogël vaj ulliri.

Hidheni spinaqin në tigan dhe kavërdisini.

Përziejini rregullisht që të shmangni ngjitjen e spinaqit në sipërfaqe të tiganit.

Spinaqi quhet i gatuar kur gjethet marrin një ngjyrë jeshile të errët dhe tkurren ndjeshëm.

Kombinimet Më Të Mira Të Spinaqit Në Kuzhinë

Spinaqi është një barishte që kombinohet shumë mirë me uthullën balsamike dhe lëngun e limonit.

Spinaqin mund ta kavërdisni me vaj ulliri ose thjesht në ujë.

Kur sapo të jenë gatuar, ju mund t’i shtoni gjethet e kavërdisura në supë ose gjellë që do edhe pak të përfundojë së gatuari.

Lëngu i supës ose gjellës do të përthithë ushqyesit e çliruar nga gjethet e spinaqit.

Nëse dëshironi të parandaloni vyshkjen e spinaqit të freksët, AgroWeb.org këshillon ta lani mirë, thajeni me letër kuzhine dhe futeni në qese të cilën duhet ta mbyllni mirë.

Atë më pas mund ta vendosni në sirtarin fundor të frigoriferit./AgroWeb.org