Pija e Përditëshme që Ju Fryn Barkun dhe Dëmton Shëndetin

4.5k 0

Nëse doni të humbini në peshë dhe e shihni të pamundur pavarësisht përpjekeve, shkaku mund të jetë më i fshehur nga sa mendoni.

Në përgjithësi ato që ndikojnë ngushtë peshën janë ushqimet që konsumoni çdo ditë.

E pikërisht për një produkt nga lista ushqimore ose më saktë një pije që mund të mos jeni duke e vënë re, por po ju shëndosh.

Në këtë artikull AgroWeb ju sugjeron të hiqni dorë nga vetëm një prej tyre në mënyrë që të shikoni rezultate të menjëherëshme në trup.

Çfarë thonë ekspertët?

Pijet energjike pavarisht nëse janë të ëmbëla ose jo zakonisht janë të mbushur me përbërës të cilët ndikojnë në peshën tuaj

Mesatarisht një kanaçe me pije energjike përmban 61 gramë sheqer të shtuar i cili mund të jetë një problem i vërtetë për peshën tuaj.

Kështu që nëse jeni duke mbajtur dietë apo ndjeni se po shëndosheni hidhni sytë nga pijet që po konsumoni.

Edhe nëse ato janë dietike, mbani në mendje që mund të përmbajnë konservues, ngjyrues apo përbërës të tjera që ju fryjnë.

Ato ndikojnë më së shumëti zonën e barkut e cila mund të shëndoshet e para.

Pasi pijet energjike dhe me gaz, ju fryjnë stomakun dhe barkun duke e bërë dhe tretjen më të vështirë.

Si t’i zëvendësoni?

Nëse doni të qëndroni të hidratuar filloni duke konsumuar shumë ujë.

Në vend të dytë qëndrojnë lëngjet e freskëta të frutave dhe apo ndonjë filxhan kafe për energji.

E rëndësishme është që të mbani larg sheqerin dhe gazin tek çdo pije që konsumoni./AgroWeb.org