Problemet Shëndetësore që Shkaktojnë Zmadhimin e Prostatës – Çfarë Duhet të Keni Kujdes

4.1k 0

Ka sëmundje që të gjithë mendojmë se mund t’i lidhim me moshën, dhe një shembull konkret është zmadhimi i prostatës.

Por në bazë të të dhënave nga Shoqëria Urologjike Italiane, ku bazohet AgroWeb.org, 10% e dyzetvjeçarëve në botë kanë shfaqur simptomat e para të problemeve me prostatën.

Hipertensioni, diabeti dhe kolesteroli mund të vendosin në rrezik shëndetin e prostatës para moshës së tretë.

Hipertrofia e prostatës, ose siç njihet ndryshe zmadhimi i këtij organi shkaktohet edhe thjesht nga parametra shqetësues të hipertensionit apo kolesterolit.

Hipertensioni shkakton 30% të rasteve të të prekurve nga kjo sëmundje.

Ndërsa niveli i lartë i kolesterolit kap parametrat 25% të rasteve.

Një tjetër faktor që ndikon shfaqjen në moshë të re të zmadhimit të prostatës është dhe pesha e tepërt.

Personat që kanë probleme me peshën, sipas të dhënave dyfishojnë rrezikun e hipertrofisë.

Ndërkohë që diabetikët dhe personat që pijnë më shumë se sa 10 cigare në ditë e rrisin probabilitetin me 57%.

Testosteroni, hormoni kyç

Sipas të dhënave mjekëve urolog, janë vënë re akoma dhe më shumë raste ku 40 vjeçarët kanë nivele shumë të ulëta të testosteronit.

Diçka e tillë vjen si pasojë e stresit, ushqimit në mënyrën jo të duhur dhe mungesën e aktivitetit fizik.

Niveli i ulët i këtij hormoni nxit zhvillimin e problemeve me metabolizmin që si rrjedhojë krijon mjedisin perfekt për patologjitë urologjike.

Për të gjithë 40 vjeçarët është mirë që të fillojnë të kontrollojnë nivelet e këtij hormone.

Hapi i parë lidhet me ndryshimin në mënyrën e jetesës, por nëse ende vihen re vlera të ulëta atëherë në vëmendje duhet të jetë organizmi.

Ushqimet që duhet të përdorni nëse vuani nga zmadhimi i prostatës

Një dietë e pasur me fruta, perime dhe yndyrna të shëndetshme mendohet që mund të ndihmojë në mbrojtjen e shëndetit të prostatës.

Salmoni

Ky peshk është i pasur me yndyrna të shëndetshme siç janë acidet yndyrore të omega 3, që parandalojnë dhe luftojnë inflamacionin.

Por dhe peshqit e tjerë të rritur në ujëra të ftohta si sardelet dhe trofta janë të pasur me këto yndyrna.

Domatet

Domatet janë plot me likopene, një antioksidantë që ndihmojnue qelizat e prostatës.

Kur ju gatuani me domate aktivizoni këto enzima dhe e bëni më të lehtë përthithjen e tyre nga organizmi.

Brokoli

Të gjithë perimet e kësaj familjeje përmbajnë një substancë të quajtur sulforafan.

Ajo lufton qelizat tumorale dhe ndihmon prostatën në funksionet e saj.

Arrorët

Arrat, lajthitë, bajamet dhe të tjera janë të pasura me zink.

Zinku është një nga mineralet thelbësore të prostatës pasi ndihmon në ekuilibrimin e testosteronit.

Agrumet

Portokallet, limonët dhe qitrot janë të pasura me vitaminën C, e cila mbron gjëndrën e prostatës.

Përfshirja e këtyre ushqimeve në dietën e përditshme krijon një mundësi për të eliminuar rrezikun e prekjes nga problemet me prostatën. /AgroWeb.org