Si Ndryshon Gjatësia e Trupit me Kalimin e Moshës – Çfarë Duhet të Bëni për Parandalim

4k 0

Studimet shkencore, të cilave u referohet AgroWeb.org kanë konfirmuar se njerëzit mendojnë se janë më të gjatë seç janë në të vërtetë.

Sipas shkencëtarëve, në shumicën e kohës njerëzit nuk janë të ndërgjegjshëm për faktin se me kalimin e moshës ata bëhen më të shkurtër.

Gjatësia E Humbur Si Pasojë E Moshës

Përllogaritjet e shkencëtarëve tregojnë se pas moshës 40 vjeçare njeriu humbet 1.5 centimetra nga gjatësia e tij në çdo 10 vjet.

Gratë humbasin më shumë centimetra nga gjatësia trupore se burrat, thonë ekspertët

Sipas tyre, nga mosha 30 deri në 70 vjeç gratë humbasin 5 centimetra nga gjatësia e tyre.

Meshkujt e humbasin këtë shifër vetëm pas moshës 70 vjeçare.

Përse Bëhemi Më Të Shkurtër

Gjatësia humbet pas dehidratimit dhe kompresimit të rruazave të shtyllës kurrizore.

Shpina shtrembërohet dhe rruazat e shtyllës kurrizore dëmtohen si pasojë e humbjes së dendësisë kockore.

Për më tepër sheshimi gradual i harkut të shputës së këmbës e bën njeriun të duket më i shkurtër.

Sipas të dhënave të AgroWeb.org, humbja e gjatësisë është diçka shqetësuese, nëse ndodh si pasojë e një fracture apo problem me skeletin.

Humbja e gjatësisë mund të ketë lidhje edhe me disa ndryshime fiziologjike dhe metabolike që kanë ndikim negativ në shëndet.

Çfarë Mund Të Bëni Për Të Parandaluar Humbjen E Gjatësisë

Humbja e gjatësisë është tërësisht jashtë kontrollit të njeriut duke qenë se është diçka genetike.

Megjithatë, sipas të dhënave të AgroWeb.org, me kalimin e moshës ju mund të ngadalësoni humbjen e gjatësisë.

Kjo arrihet duke ndërmarrë disa masa të caktuara që mbrojnë kockat dhe muskujt.

Ekspertët rekomandojnë të kryeni ushtrime fizike.

Ata sugjerojnë konsumin e sasive të bollshme të kalçiumit, vitaminës D dhe ushqyesve të tjerë që janë të shëndetshëm për kockat.

Mbi të gjitha, ekspertët thonë se njerëzit duhet të heqin dorë nga duhani, kimikatet e të cilit gërryejnë kockat.

Studimet kanë zbuluar se njerëzit që kryejnë aktivitet fizik gjatë gjithë jetës janë më të gjatë se ata që bëjnë një jetë pasive ose kanë reshtur së kryeri aktivitet fizik pas të dyzetave./AgroWeb.org

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.