Si të flini më shpejt kur jeni të lodhur dhe të stresuar? – Këshillat e Mjekëve

2.2k 0

Kur nuk arrin të flesh atëherë kur është e vetmja gjë që do të bësh, gjendja psikologjike dhe mendore bëhet më e rëndë. Diçka që duhet të provosh për të fjetur më shpejt pas një dite të lodhshme dhe me stres është një ushtrim mendor.

Është shumë më e thjeshtë të thuhet se sa të bëhet, këtë e dinë të gjithë, por kjo këshillë, në fakt, vjen nga mjekët specialistë për gjendjen e gjumit, shkruan “Health Line”.

Ke dëgjuar ndonjëherë për numërimin e deleve? Me siguri që po, por është shaka – nuk është kjo mënyra për të fjetur më shpejt (Të numërosh delet nëse nuk arrin të flesh, në fakt, është një metodë që funksionon, por jo në atë mënyrë që ta ka treguar mami).

Në një intervistë për Business Insider, Dr. Michael Breus, mjek specialist për gjumin dhe anëtar i Akademisë Amerikane të Mjekësisë së Gjumit, ka rrëfyer metodat më të mira që të të zërë gjumi më shpejt – një prej të cilave është edhe numërimi i deleve, por jo sipas metodës së vjetër.

Në vend të numërimit të deleve për një kohë të caktuar, Breus sugjeron numërimin mbrapsht nga 300 duke zbritur 3. Kështu, 300, 297, 294, 291… e me radhë.

Sigurisht, duket si një lloj metode që kërkon të gjithë fuqinë e trurit, por pikërisht kjo është çështja. Nuk do të jesh në gjendje të mendosh asgjë tjetër, veçse të gjesh cili është numri pasardhës. Derisa gjumi do të të vijë shumë shpejt./Burimi:Panorama