Uri apo Neps – Si të Kuptoni Diferencën Mes Tyre dhe Sinjalet që Jep Trupi

1.2k 0

Kur ju merr uria apo kur ju shkon mendja për një ushqim të preferuar që e doni me patjetër përfundimi në të shumtën e rasteve është konsumi.

Mund ta quani uri ose neps megjithëse të dyja janë reagime të ndryshme të trupit të cilat lidhen me gjendje të caktuara fizike dhe emocionale.

Konsumimi i ushqimeve tuaja të preferuara shpesh nuk lidhet aspak me urinë, por pikërisht me nepsin.

Në këtë artikull nga AgroWeb.org do të tregojmë dallimin mes të dyjave në mënyrë që të kuptoni të gjithë sinjalet e fshehura që trupi juaj lëshon.

Çfarë është nepsi?

Nepsi për ushqime të caktuara në mes të ditës apo të natës nuk është gjë tjetër veçse një përgjigje e trupit ndaj ndonjë faktori stresues për të.

Ushqimi më i preferuar për t’u konsumuar në këtë rast është padyshim çokollata, ëmbëlsirat apo ushqimet me yndyrë.

Siç thamë, shpesh nepsi për këto ushqime shkaktohet nga ndjenjat negative si stresi apo ankthi të cilët rpovokojnë këtë ndjenjë si një zgjidhje që trupi të ndihet më mirë.

E ngrena me neps shpesh çon në ndjenja faji pasi ta keni kosnumuar këtë ushqim të caktuar.

Nepsi shtohet gjatë periudhave kur jeni shtatzanë, cikli menstrual apo kur jeni duke mbajtur dietë.

Kjo gjendje mund të shfaqet edhe menjëherë pasi keni ngrenë vaktet tuaja prej të gjitha arsyjeve që përmendëm, por kalon me kohën.

Çfarë është uria?

Uria ndodh kur keni disa orë pa ngrënë ose pirë asgjë.

Si pasojë keni dhimbje stomaku, koke dhe ndjesi dobësie për shkak të mungesës së energjisë që trupi përjeton.

Ndryshe nga nepsi, uria ndodh çdo ditë dhe orë pas ore shtohet duke dëmtuar organizmin tuaj.

Uria nuk vjen për shkak të ndonjë ushqimi të caktuar, por për nevoja të përditshme të trupit të njëriut.

Ndryshimi mes të dyjave këtyre gjendjeve të trupit është i madh edhe për pasojat që shkakton në organizëm.

Ushqimet që zgjojnë nepsin zakonisht nuk janë të shëndetshme dhe krijojnë pasoja negative në organizëm.

Një këshillë për të larguar nepsin do të ishte të merreni me diçka teksa ju kujtohet një ushqim i caktuar.

Në këtë mënyrë do të shpërqëndroheni dhe trupi juaj nuk do të kërkojë më ushqim të panevojshëm.

Ndërsa kur ju merr uria, ngopuni me një vakt të plotë e të shëndetëshëm që përmban shumë fruta dhe perime./AgroWeb.org