Pesë Ushqimet që Gratë Duhet të Hanë çdo Ditë

2.9k 0

Të marrësh vendime të shëndetëshme përsa i përket ushqimit është hapi i parë drejt një organizmi gjithashtu të shëndetëshëm.

Zgjedhja e ushqimeve të duhura është më e thjeshtë nga sa duket, ndaj mund të filloni fare lehtë të mbani trupin në formë.

Në shëndetin e grave disa vitamina dhe ushqime të veçanta ndihmojnë organizmin në funksionimin e mirë të tij.

Në këtë artikull AgroWeb.org ju tregon se cilat prej tyre duhet të zgjidhni.

Arrat

Arrat janë ndë rushqimet më të dobishme për shëndetin e grave.

Së pari ndihmojnë me mbajtjen e trupit në peshën e duhur të tij, pasi ju ngopin shpejt.

Gjithashtu njihen si një antidepresiv natyral shumë i mirë.

Duke qenë se depresioni është më i përhapur tek gratë se tek burrat, arrat janë një kurë e mrekullueshme për t’i bërë ballë atij.

Mundohuni të konsumoni çdo ditë një grusht të vogël me arra.

Mund t’i hidhni sipër në ushqime, sallatra apo tek kosi ose t’i shijoni ashtu siç janë në ndonjë vakt të pasdites.

Turshitë

Ushqimet e fermentuara në mënyrë natyrale, siç janë edhe turshitë njihen si probiotikë të mrekullueshëm.

Shumë të këshillueshme për këdo, tek shëndeti i femrave veçanërisht luajnë një rol shumë të rëndësishëm.

Kjo pasi ndihmojnë trupin të lagrojë infeksionet dhe të mbajë të shëndetëshëm traktin urinar.

Veprojnë gjithashtu edhe si  medikamente natyrale kundër dhimbjeve të stomakut, barkut apo diarresë.

Zgjidhni të konsumoni ato që ju pëlqejnë më shumë duke nisur që nga ullinjtë e deri tek kastravecat turshi, apo edhe ushqime të tjera të fermentuara si kosi.

Perimet jeshile

Perimet jeshile e kryesisht ato me gjethe siç janë spinaqi apo lakra, janë të pasura me fibër,folate, kalcium, magnez, vitaminë A dhe E.

Veçanërisht folatatet janë të rëndësishme për shëndetin e mirë të një gruaje.

E mira e këtyre perimeve është se mund t’i gjeni kudo dhe në shumicën e kohës janë të freskëta.

Gatimet dhe kombinimet e tyre janë gjithashtu të shumta ndaj kujdesuni t’i konsumoni ato sa më shumë.

Bajamet

Një grusht i vogël me bajame do t’ju ndihmojë të qëndroni në peshën e duhur trupore.

Të pasura me fibra dhe vitamina, bajamet do t’i sigurojnë trupit tuaj të gjithë sasinë e nevojshme të fibrave shumë të rëndësishme për organizmin.

Kumbullat e thata

Kumbullatat e that njihen për vetitë e tyre kundra plakjes dhe për gratë ky është një problem shqetësues.

Vetëm pesë kumbulla të thata të ditë sipas mjekëve ndihmojnë në shëndetin e mirë të kockave.

Kjo është e rëndësishme veçanërisht për gratë të cilat janë në prag të menopauzës apo ato që vuajnë nga osteoporoza.

Kështu për të ndihmuar shëndetin e mirë të kockave tuaja, fusni në ditetën e përditëshme ushqimore edhe pesë kumbulla të thata./AgroWeb.org