Tashmë është e vërtetuar se të qenit i vetmuar mund të jetë e dëmshme për shëndetin tuaj psikologjik.
Por mund të ndikojë gjithashtu në shëndetin tuaj fizik, veçanërisht duke përshpejtuar procesin e plakjes së trupit tuaj.
Kjo është sipas një studimi të ri, i cili zbuloi se vetmia rrit moshën biologjike të njerëzve më shumë sesa pirja e rregullt e duhanit.
‘Shëndeti mendor nxitësi kryesor i plakjes’
“Ekziston një numër i madh kërkimesh se si është i lidhur shëndeti mendor dhe fizik, duke përfshirë trajektoret e tyre të zakonshme të plakjes,” tha Galkin.
Manuel Faria, një tjetër autor i studimit, argumentoi se “gjendjet mendore dhe psikosociale janë disa nga parashikuesit më të fuqishëm të rezultateve shëndetësore dhe cilësisë së jetës, por ato janë lënë kryesisht jashtë kujdesit shëndetësor modern”, shkruan Euronews.
Ai tha se aspekti psikologjik i plakjes nuk duhet neglizhuar as në kërkime dhe as në aplikime praktike kundër plakjes.
Autorët arritën në përfundimin se duke pasur parasysh lidhjen e fortë midis gjendjeve psikologjike dhe plakjes, shëndeti i dobët mendor duhet të njihet si një nxitës kryesor i plakjes.
Burimi: Euronews