3.1k 0

Makaronat që Treten Shpejt – Cilat të Zgjidhni

Makaronat janë ndoshta ushqimi më i famshëm e më i shijshëm në botë.

Ato mund t’i kombinoni dhe t’i shijoni çdo ditë me salsa të ndryshme, por problemi i vetëm me makaronat janë kaloritë dhe shtimi në peshë.

Kjo ka bërë që kompanitë e prodhimit të mendojnë jo vetëm për shijen, por edhe mirëqenien e trupit, sistemit tretës dhe stomakut.

Prej disa vitesh në treg mund të gjeni makaronat integrale të cilat janë një nga alternativat më të mira për të qenë gjithnjë të shëndetshëm.

Në procesin e zgjedhjes së tyre duhet të foksuoheni tek etiketa e vlerave dhe përbërësit të cilët janë përdorur për t’i prodhuar.

Më shumë vlera ushqimore

Makaronat integrale ulin rrezikun e prekjes nga diabeti i tipit 2 me 30% sipas një studimi Finlandez.

Siç ju shpjeguam edhe me lart makaronat integrale kanë një efekt pozitiv në organizëm.

Ato ndihmojnë me tretjen e mirë, përmirësojnë shëndetin e zemrës pasi ulin rrezikun e obezitetit, ishemisë dhe sëmundjeve të tjer akardiovaskulare.

Përmbajnë vitamina dhe minerale si proteinat, antioksidantët, hekur, vitaminë B, acid folik, magnez apo selen.

Duke i përfshirë në dieten tuaj makaronat integrale mund të ndihmojnë në uljen e kolesterolit të keq dhe yndyrnave të quajtura trigliceride.

Pra, cilat duhet të zgjidhni?

Së pari lexoni etiketat dhe tabelën e vlera dhe kërkoni për emërtimin integrale për të kuptuar nëse keni të bëni me një prdoukt të tillë ose jo.

Më pas shihni përbërësit të cilët duhet të jenë natyralë si dhe tabelën e vlerave.

Makaronat integrale përmbajnë shumë pak yndyrna të pangopura, pak sheqer dhe shumë karbohidrate të shëndetshme.

Ato gjithashtu janë të pasura me fibra, proteina dhe nuk përmbajnë thuajse fare kripë.

Vlerat e tyre në kalori janë gjithashtu më të ulëta se ato të makaronave normale.

Çfarë sugjerojmë ne?

Në vëzhgimin tonë një nga alternativat më të mira të makaronave integrale jan Garofalo, një firmë Italiane e cila ka krijuar një linjë të plotë të ‘Makrona Integrale Biologjike’.

Në këtë mënyrë nuk ka nevojë të kufizoheni në shije apo forma, mund të gjeni makarona të gjata, të shkurtra për tava apo supë të gjithë integrale.

E më e rëndësishmja, ato përgatiten nga miell biologjik e përbërës natyralë të cilët ndihmojnë në tretjen e mirë e të shpejtë të tyre.

Të gjitha llojet e makaronave integrale Garofalo janë të prodhuara sipas standartit më të lartë Italian IGP që verifikon origjinën dhe prodhimin e sigurt të tyre.

Shijoni çdo paketim Garofalo direkt nga Italia pranë Gourmania Shop&Bakery ku mund të gjeni çdo paketim që dëshironi./AgroWeb.org