2.2k 0

Pse Buka me Tharmë Është më e Shëndetshme – Ku ta Gjeni të Freskët

Për brumrat një nga faktorët kryesorë të fryrjes dhe të shijes së mirë është majaja që përdorni.

Ka disa lloje të saj të cilat zakonisht përdoren pa dallim e për të njëjtin rezultat, sidomos kur bëhet fjalë për brumin e bukës apo kuleçëve.

Me siguri keni dëgjuar për maja birre, brume të ardhur, majaja të thatë dhe të freskët nga të cilat përgatitet brumi i recetave.

Por cila është idealja e shëndetit mes këtyre zgjedhjeve?

Sipas eskpertëve të kuzhinës në Gourmania të pyetur nga AgroWeb, mënyra më e mirë e përgatitjes është ajo me tharmë të bërë vetë për disa arsye.

Së pari sepse përfitohet në mënyrë natyrale e së dyti sepse ju dhuron vlera direkte në organizëm.

Çfarë është tharma dhe përse rekomandohet?

Brumi i përgatitur nga tharma quhet ndryshe brumi i thartuar dhe ka përbërës shumë të thjeshtë.

Mjafton të përzieni pak miell, sheqer dhe ujë të prisni për fermentimin e tij për disa orë.  

Një mënyrë tjetër pak më e shpejtë e përgatitjes së tij është përzieni pak maja të freskët me ujë ose qumësht të vakët.

Ky brumë përgatitet në sasi të vogla e më pas me të përgatiten receta të ndryshme.

Në përbërjen e tij ka mikroorganizma të ndryshëm siç janë bakteret laktike të cilat kanë një rol të rëndësishëm për trupin tuaj.

Vlerat direkte në organizëm

Bakteret që lindin nga fermentimi i brumit ndihmojnë që buka të tretet më shpejt dhe të përmbajë më shumë vlera.

Nga fermentimi krijohen disa baktere laktike të cilat, zvogëlojnë rrezikun e çregullimeve të sistemit tretës.

Ato ndihmojnë që buka të mos ju fryjë barkun pas konsumit, parandalojnë konstipacionin dhe mbledhjen e lëngjeve në trup,duke parandaluar edhe shtimin e tepërt të peshës.

Kjo lloj përgatitje e bukës bën që të përmbajë më shumë probiotikë, vitamina, minerale më shumë se çdo mënyrë tjetër përgatitje.

Mikroflora e krijuar natyralisht nga tharma prodhon gjithashtu një enzimë të aftë që përimrëson dhe cilësinë e miellit kur përpunohet për më shumë se 20 orë.

Pra përveç vlerave shëndetsore mund të shijoni edhe një bukë të mirë, të butë e plot aromë çdo ditë.

Ku të gjeni bukë me brumë të ardhur?

Në Gourmania, dyqanin dhe furrën më të re e cilësore të bukës në kryeqytet mund të gjeni një larmishmëri bukësh, ndër to edhe atë me tharmë apo brumë të ardhur.

I gjithë procesi i përgatitjes së bukës në Gourmania është nje proces artizanal i përgatitur nga shefat e guzhines me lëndët e para të kompanisë franceze Lesaffre.

Lesaffre është një ndër kompanitë lider botërorë, me mbi 100 vite experiencë në prodhimin dhe tregtimin e lëndëve të para për përgatitjen e bukës.

Brumrat e ardhur të kompanisë Lesaffre janë përbërësit kryesore që i japin bukës shijen dhe aromën e vecantë.

Sipas ekspertëve këto bukë kanë një avatazh të madh në krahasim me metodat e tjera të përgatitjes, atë të ruajtjes edhe për një kohë me të gjatë.

Një bukë të përgatitur me brumë të ardhur ju mund ta konsumoni edhe për disa ditë pasi shija dhe vlerat e saj nuk ndryshojnë aspak.

Në Gourmania mund të përzgjidhni çdo ditë bukën tuaj të shijshme dhe të shëndetshme pa pasur nevojën ta përgatisni me orë të tëra në shtëpitë tuaja./AgroWeb.org