Gabimet që e Bëjnë Supën më pak të Shëndetshme – Si t’i Shmangni ato?

1.5k 0

Nuk ka asgjë më të shijshme se sa një pjatë me supë të ngrohtë, për t’ju bërë të ndiheni i relaksuar.

Edhe pse një vakt tepër i shëndetshëm, shumë prej jush mund të jenë duke gabuar në përgatitjen e saj.

Një nga gabimet e shpeshta është konsumimi i supës së konservuar. Këto produkte shpesh përmbajnë konservantë, aditivë dhe natrium të tepërt, të cilët mund t’ju dëmtojnë shëndetin.

Ndërsa supa e përgatitur në shtëpi, është më ushqyese dhe më e sigurt për shëndetin tuaj.

AgroWeb.org buke u bazuar në fjalën e dietologëve, u sugjeron të shmangni disa gabime, në mënyrë që supa juaj të jetë sa më e shëndetshme.

Keni Shtuar Shumë Kripë

Konsumimi i tepërt i kripës, mund të rrisë presionin e gjakut dhe kjo mund të rrisë rrezikun e sëmundjeve të zemrës dhe goditjes në tru.

Ajo që shumë njerëz nuk e kuptojnë është se edhe kur e përgatisin vetë supën, mund të jenë duke e tepruar me kripën.

Dietologët rekomadojnë në dozë ditorë të kripës prej jo më shumë se 2,300 mg, që është rreth 1 lugë çaji.

Mundohuni të reduktoni sasinë e kripës në gatimet tuaja, duke e zëvendësuar atë me erëza.

Përdorni Perime Të Paketuara Apo Konservuara

Edhe nëse e keni eleminuar kripën gjatë procesit të gatimit, supa juaj mund të ketë përsëri kripë.

Shumë ushqime të konservuara dhe të paketuara përmbajnë sasi të mëdha kripe, veçanërisht supa e gatshme dhe koncentrati i saj.

Për fat të mirë, ju mund ta kontrolloni këtë gjë duke lexuar etiketën e ushqimit për të parë sasinë e kripës që produkti përmban.

Synoni për produkte që përmbajnë rreth 140 mg natrium (ose më pak) për racion.

Qumështi, Kosi apo Pana

Sigurisht, supa kremoze është e shijshme, por gjithashtu mund të përmbajnë shumë yndyrna.

Për më tepër, produktet e qumështit mund të shkaktojnë shqetësime në stomak për disa njerëz.

Për të shmangur këtë, mund të zevendësoni qumështin me përbërës me bazë bimore, si për shembull shqema.

Provoni të bëni krem ​​shqeme duke ndjekur këto hapa:

Në një enë me ujë të nxehtë, shtoni  ¼ filxhan me shqemë dhe lërini për 10-20min.

Kulloni ujin dhe vendosini shqemët në një mikser, duke i shtuar gjysmë filxhani ujë.

Nuk Shtoni Përbërës Të Shëndetshëm

Nëse supa juaj nuk përmban proteina, atëherë ajo nuk do t’ju mbajë të ngopour për shumë gjatë.

Pavarësisht nëse jeni duke bërë supë ose një lloj vakti tjetër, është e rëndësishme të ruani ekuilibrin mes karbohidrateve komplekse, yndyrës dhe proteinave.

Kjo t’ju ndihmojë të merrni të gjitha lëndët ushqyese, që ju nevojiten trupit për të funksionuar në mënyrën e duhur.

Ju mund të shtoni në supën tuaj thjerrëza, qiqra, fasule, mish nga gjoksi i pulës dhe shumë burime të tjera proteinash.

Gjithashtu mos përjashtoni arrat, farat dhe barishtet e freskëta./AgroWeb.org