Byrek me Kungull pa Petë – Receta e Lehtë dhe e Shpejtë

2.8k 0

Shije e përkryer e cila nuk duhet ta lini pa provuar! Byrekun me kungull vendi ynë e ka pjesë të traditës së gatimit, por AgroWeb.org ju tregon një mënyrë të re të përgatitjes së tij plot shije.

Kjo recetë nuk kërkon përdorimin e petëve, duke e bërë pjatën pak më të lehtë e të shëndetshme për ata që duan të ruajnë peshën e tyre.

Nëse nuk e preferoni të ëmbël mjafton që të mos shtoni sheqerin gjatë pgatitjes e ta zëvendësoni me pak kripë apo djathë të bardhë.

Ju premtojmë që këtë byrek kanë për ta pëlqyer që të gjithë në familjen tuaj e do të kthehet në një nga recetat e preferuara!

PËRBËRËSIT

  • 1 kg kungull të verdhë
  • 2 filxhanë kafeje me oriz
  • 2 filxhanë kafeje me sheqer
  • pak kripë
  • 500 ml qumësht,
  • pak miell për tepsinë
  • pak vaj

PËRGATITJA

Grijmë kungujt në rende, shtojmë përbërësit e tjerë dhe pak vaj.
I përziejm të gjithë përbërësit përveç miellit dhe i shtypim pak.
Lyejmë tepsinë me pak vaj, e mbulojmë mirë me miell, hedhim mbushjen nga lart, prapë i shtojmë miell sa të mbulohen kungujt.
E fusim në furrë derisa të marrë ngjyrë, më pas i shtojmë qumështin dhe e lemë të mpikset, Bëjeni dhe do më kujtoni. Ju bëftë mirë/AgroWeb.org