Metoda e Saktë e Thyerjes Së Vezës – Si të Përgatisni Ushqime të Sigurta

1.1k 0

Vezët renditen në listën e 10 ushqimeve më të rëndësishme për organizmin.

Ato ofrojnë një sërë përfitimesh të rëndësishme për trupin.

Proteinë

Një vezë përmban nëntë amino acidet thelbësore që përbëjnë shtyllat kryesore të proteinës.

Këto amino acide nuk prodhohen dot nga trupi.

Veza përmban 6 gramë proteinë dhe gjysma e saj gjendet tek e bardha e vezës.

Vezët Ulin Trigliceridet

Niveli i triglicerideve duhet të jetë i ulët për një shëndet të mirë.

Vezët, veçanërisht ato të pasura me acide yndyrore si omega-3, duket se kanë aftësinë të ulin nivelin e triglicerideve.

Vezët Kundër Ishemisë

Studimet sugjerojnë se një vezë në ditë ul rrezikun e ishemisë.

Sipas një studimi të cilit i referohet AgroËeb.org, njerëzit që hanë një vezë në ditë janë 30%  më pak të rrezikuar nga vdekja e parakohshme si pasojë e ishemisë.

Vezët Për Zemrën

Njerëzit që hanë vezë rregullisht janë më pak të rrezikuar nga sëmundjet e zemrës.

Ata që vuajnë nga diabeti i tipit 2 kanë një zemër të shëndetshme falë një regjimi ushqimor ku përfshihen vezët.

Vezët Për Sytë

Antioksidantët tek veza mbrojnë shëndetin e syve dhe parandalojmë sëmundjet e ndryshme.

Antioksidantët gjenden edhe tek barishtet por vezët janë një burim më i mirë falë yndyrës që lehtëson përthithjen e tyre.

Vezët Për Trurin

Vezët përmbajnë vitamin D e cila mirëmban shëndetin e trurit dhe komunikimin mes qelizave nervore.

Për më tepër, vezët përmbajnë kolinë, një vitaminë e veçantë për shëndetin e trurit.

Nëse hani 2 vezë në ditë, trupi juaj merr mjaftueshëm nga kjo lëndë ushqyese.

Gatimi i Vezëve

Procesi i gatimit të vezëve nis tek çarja e lëvozhgës.

Ka raste kur nëse lëvozhga nuk çahet siç duhet, ajo shkërmoqet dhe e bardha na derdhet nëpër duar duke shkaktuar rrëmujë në kuzhinë.

Ekspertët e AgroWeb.org thonë se mënyra e duhur për çarjen e një veze është që ta godisni atë me vendosmëri në një sipërfaqe të fortë.

Mjafton vetëm një goditje, jo në pjatën e gatimit por në banak dhe veza do të hapet siç duhet.

Thyerja e vezëve është e rëndësishme jo vetëm për shmangien e rrëmujës, por edhe për shmangien e kontaminimit të vezës nga bakteriet.

Nëse e thërrmoni lëvozhgën e vezës, të gjitha papastërtitë e saj mund të ndosin këtë produkt duke e bërë jo të sigurt për konsumim.

Pas çarjes, hapeni lëvozhgën me majën e gishtit dhe hidheni të bardhën dhe të verdhën në pjatë.

Më pas gatuajeni sipas dëshirës./AgroWeb.org