Nuk ju Fyhet Buka? Zbuloni Çfarë po Bëni Gabim

4k 0

Sa herë përgatisni bukë në shtëpi dhe dëgjoni aromën e saj teksa piqet, me siguri imagjinoni një bukë të fryrë e më tul të butë.

E megjithatë kjo nuk ndodh gjithmonë pavarisht recetën apo përbërësve fryrës që ju i shtoni.

Ka disa arsye për këtë dhe AgroWeb.org i shpjegon për ju në vijim të këtij artikulli.

Mjaja është e skaduar

Nëse majaja e bukës që po përdorni për fryrje ka shumë kohë në raftet tuaja apo është e skaduar nuk do ta arrini dot rezultatin e dëshiruar.

Megjithëse majaja e bukës nuk është një produkt që ka një kohë të caktuar sakdence e mira është të mos përdorni një që e keni prej shumë kohësh në shtëpi pasi mund t’i këtë humbur vetitë.

Uji shumë i ngrohtë

Në një recetë buke nuk mund të mungojë uji për të aktivizuar majanë.

Dihet që ky i fundit duhet të ketë një temperaturë mbi atë normalen, por jo të jetë shumë i nxehtë pasi ndikon për keq tek majaja.

Temperatura ideale për ujin do të ishte 40-46 gradë për të mos prishur efektin e fryrësit.

Uji shumë i ftohtë

E njejta gje si mësipër ndodh kur uji është shumë I ftohtë.

Majaja e bukës nuk do të aktivizohet dhe brumi nuk do të fryhet.

Temperatura e ftohtë mund të ndikojë edhe pasi keni formuar brumin.

Kur e lini të pushoni e të fryhet kini parasysh që ambient të jetë i ngrohtë rreth 25-28 gradë në dimër në mënyrë që të merrni rezultatin e dëshiruar.

Shumë kripë

Një tjetër përbërës që e shkatërron majanë është kripa, kur hidhni shumë kripë tek brumi i bukës tuaj, nuk i lini mundësi atij që të fryhet e aktivizohet.

Për ta parandaluar këtë bëni kujdes me sasitë dhe ndiqni gjithnjë një recetë të caktuar.

Shumë sheqer

Në përgjithësi brumrat e ëmbël duan më shumë kohë të fryhen se ata të kripurit.

Kjo sepse sheqeri thith lëngjet e brumit më të cilin ushqehet majaja që është përgjegjëse për fryrjen e tij.

Nëse keni hedhur shumë sheqer tek brumi ka të ngjarë që receta të mos dalë e fryrë si zakonisht.

Për ta parandaluar këtë mund të bëni kujdes me sasitë ose të përdorni fryrës të veçantë për ëmbëlsira.

Shumë miell

Mielli gjithashtu mund të ndikojë në rezulatitn final të brumit tuaj.

Nëse shtoni shumë miell, brumi do të jetë i ngurtë dhe i thatë gjë që nuk lejon majanë të aktivizohet siç duhet.

Tava e gabuar

Ndonjëherë brumi nuk del siç duhet edhe kur keni bërë çdo gjë si e thotë receta.

Por përsë ndodh kjo? Ndoshta keni zgjedhur tavën e gabuar për pjekje.

Nëse zgjidhni një tavë më të madhe se sasia e brumit që keni përgatitur me siguri ai nuk do të fryhet shumë.

Për një bukë normale zgjidhni një tavë me madhësi 22-12 cm apo diçka rreth këtyre përmasave në mënyrë që buka juaj të fryhet sic duhet./AgroWeb.org