Palaçinka të Fryra me Vezë të Rrahura – Si t’i Përgatisni?

1.9k 0

Quhen petullat të fryra, palaçinka sufle ose japoneze dhe kanë një shije të mrekullueshme.

Vendi i tyre i origjinës është pikërisht Japonia, por ju mund t’i përgatisni fare lehtë në shtëpitë tuaja.

I gjithë sekreti i këtyre palaçinkave qëndron tek rrahja e duhur e vezëve dhe skuqja e veçantë në tigan.

Nuk kërkojnë vaj dhe janë shumë të lehta për t’u shijuar.

Ndiqni mëposhtë recetën e saktë të përgatitjes së kësaj recete të famshme.

Përbërësit

  • 200 gr miell
  • 3 lugë gjelle sheqer pluhur
  • 2 lugë çaji pluhur pjekës
  • 300 ml qumësht
  • 4 lugë gjelle gjalpë pa kripë
  • 1 e verdhë veze dhe 3 të bardha
  • Një majë luge limontoz
  • Kripë
  • Vanilje
  • Përbërsit

Për të nisur me përgatitjen e kësaj recete AgroWeb.org ju këshillon të përzieni sëbashku në një enë miellin, sheqerin , pluhurin pjekës dhe kripën.

Ndërkohë në një tjetër enë përzieni bashkë qumështin, gjalpin e shkrirë, pak ekstrakt vanilje sipas dëshirës tuaj dhe të vërdhën e vezës.

Ndërsa në një enë të tretë shtoni të bardhat e vezëve të cilat duhet t’i përzieni me një rrahëse elektrike përreth 2 minuta.

Punojini vezët derisa të arrini një masë të fryrë e shkumoze.

Tek enë ku ndodhet qumështi, shroni pak nga pak duke përzier edhe miellin bashkë me 1/3 e vezëve që sapo rrahët dhe përzieni.

Pasi të formoni masë masë kremoze homogjene me të gjithë përbërësit, shtoni edhe gjysmën tjetër të vezëve të rrahura.

Bëni kujdes të mos i përzieni më shumë nga sa duhet pasi palaçinkat duhet të ruajnë formën e tyre të shkumëzuar.

Për skuqjen

Vendosni në zjarr një tigan që nuk ngjit dhe lëreni të ngrohet.

 Me anë të një luge shtoni një masë petulle në tigan, duke i mbushur ato me 2-3 masa të tjera sipër.

Pra për një petull do ju duhet të mbivendosni brumin në tigan për 2-3 herë.

Mbani në mendje që tigani duhet të jetë i ngrohtë në mënyrë që palaçinkat të skuqen sa më shpejt.

Në tigan po ashtu hidhni 3-4 pika ujë aty ku nuk prekin brumin dhe mbulojeni me kapak.

Pasi të kalojnë 6-7 minuta me shumë kujdes ktheni palaçinkat me anë të një spatula dhe lërini të skuqen nga ana tjetër.

Hidhni sërish pak ujë në tigan dhe mbulojini petullat me kapak.

Kur të kenë marrë ngjyrë të artë nga të dyja anët, petullat tuaja janë gati.

Mund t’i shërbeni me fruta, shurup apo çokollatë të shkrirë.

I gjithë sekreti i këtyre palaçinkave të buta është skuqja me avull të cilën mund ta arrini nëse ndiqni një për një këshillat më sipër./AgroWeb.org

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.