Salcë me Kos, Hudhër dhe Lëng Limoni – E Shijshme dhe e Shpejtë

1.9k 0

Salca me kos është një përbërës që mund të përdoret gjerësisht në recetat tuaja të gatimit duke qenë se mund të shoqërohet lehtësisht me ushqime të ndryshme, duke filluar nga perimet, llojet e ndryshme të mishit deri tek makaronat.

Si e tillë slacën me kos e gjejmë në versione të ndryshmë në shumë kuzhina si përshembull në atë mesdhetare dhe në lindjen e mesme.

Kjo recetë mund të përdoret si një recetë bazë me të cilën mund të eksperimentoni duke e kombinuar me erëza të tjera për t’iu përshtatur preferencave tuaja.

Shumica e tyre kanë të përbashkët përdorimin e hudhrës, por mundësitë janë të pafundme.

Këtu janë disa sugjerime që AgroWeb.org ju tregon për t’i dhënë akoma edhe më shumë shije kësaj salce apo për ta kthyer në një antipastë perfekte.

Ju mund të shtoni majdanoz, kopër, borzilok, ose një kombinim të dy ose më shumë prej tyre për një salcë kosi me aromë.

Shtoni arra, stika pishe ose fara luledielli për një salcë të dendur.

Përbërësit

  • 450 gram kos i thjeshtë (i ftohtë)
  • 2 thelpinj hudhër të grira
  • 2 lugë lëng limoni
  • Kripë sipas dëshirës

Përgatitja :

Në një tas të vogël AgroWeb.org ju këshillon që fillimisht të hidhni kosin me kripën.

Duke përzierë këto përbërës të parët ju siguroheni që kripa të tretet dhe kosi të marrë shijen e duhur.

Më pas e kanë radhën hudhra dhe lëngu i limonit.

Pasi të keni bashkuar të gjithë përbërësit lëreni në frigorifer salcën tuaj sa të marinohet dhe mund ta shërbeni duke shoqëruar sallatat, mishin e pjekur, qoftet e shtëpisë, orizin madje edhe makaronat.

Shërbejeni menjëherë ose mbajeni në frigorifer deri në pesë ditë duke e futur në një enë të mbyllur me kapak që të mos thartohet./AgroWeb.org