Sallatë e Shpejtë me Panxhar dhe Kastravec – Shije e Freskët në Tryezë

2.1k 0

Sigurisht që gjatë festave nuk i shkon njeriu në mendje që të konsumoj pak ushqim apo që të ruaj peshën.

Fundja një herë në vit vjen rasti të shijosh bakllavanë.

Por përveç gatimeve plot shije dhe aromë të mirë, si dhe ëmbëlsirave, duhet të lini vend për pak perime të freskëta.

AgroWeb.org ju sugjeron një sallatë plot me vlera por dhe me shije të mirë.

Kastraveci si një nga perimet më të pasura me ujë është shumë i nevojshëm për të mbajtur trupin të hidratuar gjatë gjithë ditës.

Panxhari nga ana tjetër, është plot me vlera shëndetësore pasi rregullon tensionin e lartë të gjakut, ndihmon në rënien në peshë dhe lufton inflamacionin.

Prandaj kjo sallatë përveç freskisë që do t’ju kënaqë, është edhe një mënyrë e mirë për të qëndruar të shëndetëshëm.

Në recetën e sotme AgroWeb.org ju tregon mënyrën e saktë të përgatitjes së kësaj sallate plot shije.

Përbërësit

  • 2 kastraveca mesatarë
  • 1 -2 qepë të kuqe mesatare
  • 4-6 rrepa të kuqe
  • 9 gr kopër
  • 3-4 lugë gjelle vaj ulliri
  • 2 lugë gjelle uthull
  • Gjysmë limoni i shtrydhur
  • 1 lugë gjelle rigon
  • Kripë
  • Piper

Përgatitja

Për të nisur këtë recetë AgroWeb.org ju këshillon të filloni me larjen dhe pastrimin e kastravecave.

Më pas pritini në feta të holla rrethore bashkë me lëkurën duke i vendosur në një enë të thellë.

Po kështu bëni edhe me rrepat e kuqe të cilat duhet t’i prisni në feta të holla deri në 3-4 milimetra.

Qëroni dhe grini edhe qepët sipas dëshirës tuaj për një shije më të fortë dhe shtojini tek ena e kastravecave.

Në këtë pikë shtoni tek ena edhe fijet e kopërit të fresjët të grirë.

Më pas në një enë të vogël hidhni vajin e ullirit, uthullën, lëngun e limonit, rigonin e grirë, kripën dhe piperin e zi të bluar.

Përziejini të gjithë erëzat mirë me vajin dhe shtojani sipër sallatës tuaj.

Vazhdoni me përzierjen për disa minuta dhe lëreni sallatën të pushojë pak në mënyrë që të thithë të gjithë shijen e erëzave dhe vajit.

Mund ta shijoni menjëherë ose t’a ruani në frigorifer për një vakt të tjetër./AgroWeb.org

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.