Si të Gatuani Supë me Perime në Multikuker

2.9k 0

Supa me perime e gatuar në një multikuker, përgatitet lehtë, është ushqyese dhe shijshme.

Në këtë recetë të gjithanshme që AgroWeb.org sjell sot, ju mund të shtoni shumë përbërës të tjerë pa e ndryshuar shijen e saj.

Mundësitë janë të pafundme, megjithatë, këshillohet të kombinoni ato perime që kërkojnë kohë të ngjashme gatimi nën presion.

Disa kombinime perfekte janë:

Perime të buta (koha gatimit rreth 5 minuta): kungull i njomë, shparg, lulelakër, brokoli, bizele, bishtaja, etj.

Perime mesatare: specat, lakra, selinoja, karotat etj.

Perime të forta: (10 minuta): patatet e ëmbëla, patatet, panxhar etj.

Zarzavatet me gjethe jeshile (0 minuta): shtojeni spinaqin apo kalen direkt në supën e nxehtë, pa përdorur zierjen me presion.

Dhe nëse dëshironi që pjata juaj e supës të jetë një vakt kryesor, bëni mirë të shtoni ushqime të pasura me proteina si mishi i pulës ose kinoa.

Përbërësit

  • 1/2 lugë gjelle vaj ulliri
  • 1 qepë
  • 3 thelpinj hudhër
  • 2 karota
  • 2 kërcej selinoje
  • 2 kunguj të njomë
  • 2 speca
  • 2 filxhanë lulelakra me lule
  • 6 kërcenj shparg
  • 3 gjethe kale
  • 4 gota lëng perimesh
  • 2 gota qiqra të gatuara ose të konservuara
  • 1 lçaji spec djegës
  • 1 lç sherebelë e thatë
  • 1 lç borzilok të thatë
  • 1 lgj rigon të thatë
  • 1/2 lugë piper i zi
  • 1 lgj kripë
  • 1 kuti me domate të grira
  • 1/4 filxhan majdanoz i grirë (sipas dëshirës)

Përgatitja

Fillimisht qëroni dhe grini imët qepën dhe hudhrën. Lërini mënjanë në një tas.

Vazhdoni duke larë dhe prerë të gjitha perimet në copa dhe lërini edhe ato mënjanë në një tas.

Copëtoni kalen dhe lëreni për në fund, pasi nuk do të gatuhet me presion.

Vendosni në punë multikukerin tuaj dhe shtoni aty vajin e ulliri, qepën dhe hudhrën. Skuqini derisa të marrin një ngjyrë kafe të lehtë.

Pasi qepa të skuqet, shtoni pak lëng perimesh dhe fikeni paisjen.

Përdorni një lugë druri për të pastruar pjesën e poshtme të tenxheres. Hiqni çdo qepë të mbetur në fund për të shmangur djegien.

Pas kësaj shtoni të gjitha perimet e copëtuara (përveç kales), lëngun e perimeve, qiqrat e ziera dhe të gjitha erëzat në multikuker.

Përziejini mirë të gjithë përbërësit dhe më pas shtoni kanaçen me domate pa e përzier!

Mbylleni tenxheren mirë me kapak dhe lëreni për 5 minuta në presion të lartë.

Pas kësaj kohe në tenxhere shtoni gjethet e copëtuara të kalesë dhe përziejeni shpejt.

Lëreni të qëndrojë për një ose dy minuta në mënyrë që kaleja të zbutet pak dhe shërbejeni duke e zbukuruar me majdanoz sipër./AgroWeb.org

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.