Tërshërë E Pjekur Me Banane, Rrush Të Thatë Dhe Arra

1.1k 0

Tërshëra e pjekur është një tavë e shëndetshme për mëngjes e cila shërbehet e ngrohtë.

Për ta pasuaruar e më shijen dhe vlerat e vaktit, përgatitjes i shtohen arra, kanellë, qumësht, kos, banane dhe rrush të thatë.

Është një mënyrë e thjeshtë për të përgatitur vaktin e mëngjesit të mbushur plot shije e vlera, për të gjithë familjen.

Më poshtë AgroWeb.org ju njeh me recetën e thjeshtë të tërshëres së pjekur.

Përbërësit

2 gota tërshërë

⅓ gotë arra, të copëtuara

1 ½ lugë çaji kanellë të bluar

1 lugë çaji pluhur pjekjeje

½ lugë çaji kripë

2 gota qumësht

¾ gotë kos me pak yndyrë

2 lugë vaj kokosi

¼ filxhan sheqer kaf

1 lugë çaji ekstrakt vanilje

1 banane e madhe, e prerë në kubikë

⅓ gotëe rrush të thatë

Përgatitja

Ngrohni fillimisht furrën në 190°C dhe më pas përgatisni enën e pjekjes duke e lyer me pak gjalpë.

Përzieni tërshërën, arrat, kanellën, pluhurin për pjekje dhe kripën në një tas të madh.

Kombinoni qumështin, kosin, vajin, sheqerin kaf dhe vaniljen në një tas tjetër.

Bashkoni të dy përzierjet dhe përziejini derisa të bashkohen plotësisht.

Më pas përzieni bananet dhe rrushin e thatë dhe shtojini në përzierje.

Trasferojeni përzierjen në enën e pjekjes dhe piqeni derisa të marrë ngjyrë të artë, për rreth 45 deri në 50 minuta./AgroWeb.org

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.