3 Ëmbëlsirat më të Njohura nga Tradita Shqiptare

3k 0

Shumë prej jush i njohin dhe i preferojnë këto ëmbëlsira tradicionale vendase. Ato kurrë nuk të mërizten dhe janë perfekte për t’u shijuar si në ditët festive por edhe në çdo ditë tjetër.

Patjetër që kuzhina tradicionale shqiptare përmban receta të shumta ëmbëlsirash, e megjithatë AgroWeb.org ndan sot me ju tre më të njohurat.

Ballokume Elbasani

Ballokumja është një biskotë me origjinë nga qyteti i Elbasanit, që përgatitej dhe ende vazhdon të përgatitet tradicionalisht në festën pagane të Ditës së Verës më 14 mars.

Fillimisht kjo fesë festohej vetëm në Elbasan, dhe nga viti 2004 festohet në të gjithë Shqipërinë si festë kombëtare.

Përbërësit e nevojshëm janë të thjeshtë: gjalpë, sheqer, vezë dhe miell misri, por kur bëhet fjalë për pajisje, këshillohet përdorimi i një tasi bakri i cili do të ndihmojë në bërjen e brumit të butë dhe të mëndafshtë pasi nxehet nga zierja.

Kliko këtu për recetën e ballokumeve: https://agroweb.org/ne-kuzhine/shije-tradite/ballokume-tradicionale-receta-sekrete-nga-elbasanit/

Qumështori

Zakonisht konsumohet nga popullsia ortodokse e Shqipërisë juglindore para fillimit të Kreshmës. Receta është e thjeshtë, vezët rrihen dhe përzihen me sheqer, gjalpë të shkrirë dhe miell. Pasi shtohet me kujdes qumështi dhe përzihet sërish, masa piqet në furrë derisa të marrë një ngjyrë kafe të artë. Më pas qumështori pritet në pjesë individuale dhe shërbehet i ftohur. Disa variacione përfshijnë aromatizues të ndryshëm, si ekstrakt vanilje, limon dhe portokall, por versioni origjinal mbetet ende më i popullarizuari.

Kliko këtu për recetën e qumështorit: https://agroweb.org/receta-gatimi/qumeshtor-fresket-nga-delikatesat-e-kuzhines-shqiptare/

Petullat

Petullat janë një meze e lehtë tradicionale shqiptare. Brumi zakonisht bëhet me një kombinim të miellit, majasë, qumështit, vezëve, sheqerit, kripës dhe vajit. Pasi përzihet, brumi lihet të pushojë dhe më pas hiqet dhe hidhet në vaj të nxehtë në toptha. Topthat e brumit skuqen nga të gjitha anët për disa minuta derisa të marrin ngjyrë kafe të artë. Petullat kullohen në lerta kuzhine dhe më pas shijohen me sheqer pluhur, mjaltë, reçel ose djathë.

Kliko këtu për recetën e petullave: https://agroweb.org/receta-gatimi/petulla-te-lumes-me-te-mirat-e-shqiperise-se-veriut/   

/AgroWeb.org

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.