7 Sekrete për Përgatitjen e Makaronave në Mënyrën e Duhur

2.6k 0

Për shumicën e njerëzve, gatimi i makaronave nuk është aspak i vështirë. Ju thjesht i hidhni në ujë të valë dhe prisni sa ato të ziejnë, por nuk është aq e lehtë.

Nga kriposja e ujit dhe deri tek përdorimi i sasisë së duhur të ujit, ka shumë sekrete që i bëjnë makaronat të përsosura.

AgroWeb.org iu njeh me 7 këshilla bazë për gatimin e makaronave në shtëpi:

Për çdo kilogram makarona, hidhni një lugë gjelle kripë në ujin e gatimit

Kjo mund të duket shumë, por pjesa më e madhe e kripës do të largohet nëpërmjet kullimit.

Një lugë gjelle kripë është sasia perfekte për të shtuar në ujin e gatimit.

Sasia e ujit që rekomandohet

Makaronat lëshojnë shumë niseshte gjatë gatimit, ndaj është e rëndësishme të përdorni një tenxhere të madhe me ujë.

Nëse do të gatuani makarona në një tenxhere të vogël, niseshteja do ta bëjë ujin të trashë dhe makaronat të rrëshqitshme.

Për ta parandaluar këtë, thjesht përdorni katër litra ujë për çdo kilogram makarona që do të gatuani.

Zgjidhni formën e duhur të makaronave për salcën që do përdorni

Jo të gjitha format e makaronave janë të barabarta. Disa janë më të përshtatshme për salcat e trasha, ndërsa disa të tjera janë perfekte për salcat me bazë vaji.

Për salcat delikate (salcat e bëra kryesisht me vaj ulliri ose domate) makaronat e gjata janë një zgjedhje solide, pasi salca e hollë i mbulon në mënyrë të barabartë ato.

Për salcat më të rënda (salca të bëra me mish ose copa të mëdha perimesh) janë ideale makaronat tuba ose forma të tjera të mëdha.

Të çarat në makarona bllokojnë salcën dhe ju lejojnë të merrni raportin perfekt të salcës me makaronat në çdo kafshatë.

Trazojini makaronat sapo t’i shtoni në ujin e gatimit

Shumica e niseshtesë së makaronave lëshohet gjatë minutave të para të gatimit, që do të thotë se makaronat ka shumë të ngjarë të ngjiten.

Për ta parandaluar këtë, përzieni vazhdimisht makaronat gjatë minutave të para të gatimit. Pas kësaj, mund t’i lini ato të ziejnë pa i qënë nevoja t’i trazoni vazhdimisht.

Mos shtoni vaj në ujin e makaronave

Vaji në të vërtetë do të parandalojë që salca juaj të qëndrojë siç duhet. Shumë njerëz mendojnë se duhet të shtojnë vaj në ujë kur ziejnë makaronat, por kjo mund të bëjë më shumë dëm sesa mirë dhe në të vërtetë nuk i pengon makaronat të ngjiten.

Reuani pak nga lëngu i gatimit në rast se ju nevojitet për të bërë salcën

Niseshteja në ujin e makaronave ndihmon në trashjen e salcës. Ajo nuk shton asnjë shije, por vetëm sa e bën salcën edhe më të shijshme.

Kullojini makaronat sapo të jenë gati

Uji i nxehtë do të vazhdojë t’i gatuajë makaronat edhe pasi t’i keni hequr nga zjarri.

Kullojini makaronat tuaja sapo të jenë gati dhe mos i lini kurrë të qëndrojnë në ujë të nxehtë jashtë zjarrit sepse do të zbuten së tepërmi./AgroWeb.org