Bukë e Mbushur me Djathë dhe Hudhra e Pjekur në Furrë

1.6k 0

Një recetë e thjeshtë, ideale për t’u provuar në këto ditë të ftohta.

E plotë në shije dhe kërkon pak kohë në përgatitje. AgroWeb.org ju sjell më poshtë recetën e mrekullueshme të bukës së mbushur me djathë.

Përgatitja e Bukës së Mbushur me Djathë

Përbërësit

  • Një bukë jo masive e përshtatshme për 4 persona
  • 200 djathë kaçkavall
  • 1 lugë kafe piper i kuq djegës pluhur
  • Majdanoz i grirë hollë
  • 2 lugë gjelle gjalpë i freskët pa kripë
  • 6 thelpinj hudhrash

Përgatitja

Përzgjidhni një bukë jo masive të rrumbullakët apo ovale. Sipas dëshirës bukën mund ta merrni integrale të zezë, ose të bardhë.

Përmes një thike të mprehtë, prijeni horizontalisht dhe vertikalisht duke formuar katrorë nga 1 cm por bëni kujdes që të mos e prisni bukën deri në fund. Pra, katrorët që do ndani duhet të jenë të lidhur me pjesën e poshtme të bukës.

Prijeni djathin kaçkavall në fetëza të holla të vogla.

Kombinoni majdanozin e grirë dhe piperin e kuq djegës në një tas të vogël.

Shtypni hudhrat.

Bukën vendoseni në një letër pjekjeje e cila duhet të jetë aq e madhe sa të mbulojue gjithë bukën.

Në të gjitha pjesët e ndara të katrorëve të bukës vendosni fetat e djathit kaçkavall, në fillim horizontalisht pastaj vertikalisht.

Spërkatini pjesët e ndara më pas me majdanozin e grirë hollë dhe specin pluhur djegës.

Ndërkohë parangrohni furrën e sobës në temperaturë maksimale.

Në një tigan të vogël shkrini gjalpin, shtoni aty hudhrat e shtypura, kaurdisini bashkë për maksimumi 2 minuta dhe largojeni nga zjarri.

Përmes një luge të vogël hudhrat e shtypura që keni në tigan vendosini mes pjesëve të ndara të bukës ku keni vendosur djathin.

Të gjithë sipërfaqen e bukës lyejeni me gjalpin që keni në tigan.

Mbulojeni bukën me letrën e pjekjes  vendoseni në një tavë dhe futeni të piqet përreth 20 minuta.

Pas 20 minutash hiqeni letrën e pjekjes dhe futeni bukës edhe për 10 minuta të tjera derisa djathi të shkrijë plotësisht dhe sipërfaqja e bukës të marrë ngjyrë të artë në të kuqërremtë. Konsumojeni të ngrohtë./AgroWeb.org