Bukë Misri me Presh – Receta me Shije të Përkryer

10.1k 0

Preshi është nga perinet më të freskëta që mund te gjeni ne vend.

Gatimet me të po ashtu nuk i mungojnë traditës tonë.

I famshmi byreku dhe gjella me presh janë ndër delikatesat më të mira të kuzhinës Shqiptare, por në këtë artikull Agroweb ju këshillon të provoni një shije të re.

Bukë misri me presh dhe ullinj do të jetë sugjerimi yne për ditën e sotme.

Ndiqeni mëposhtë mënyrën e saktë të përgatitjes së saj.

Përbërësit

  • 2 vezë
  • 1 gotë kos
  • Gjysmë gote qumësht
  • 500 gr miell misri
  • 3-4 lugë miell gruri
  • 200 gr djathë të bardhë
  • 500 gr presh
  • 1 lugë kafe sodë buke
  • Kripë

Përgatitja

Për të nisur me përgatitjen e kësaj recete AgroWeb ju këshillon të filloni duke pastruar dhe prerë preshin në rrathë të hollë.

Pasi të jetë gati, vendosni një tigan në zjarr dhe filloni të skuqni preshin me shumë pak vaj.

Kur të jetë gati lëreni mënjanë të ftohet dhe përgatisni brumin.

Filloni duke rrahur vezët në një enë të thellë. Më pas duke trazuar, shtoni po aty edhe kosin me qumështin pak nga pak.

Kur të jetë formuar një masë e hollë e njëtrajtëshme, shtoni tek ena edhe preshin qe skuqët më parë.

Po në këtë moment hidhni djathin e bardhë të copëtuar, pak kripë e më pas ullinjtë pa farë.

Hidhni miellin e misrit dhe atë të grurit, bashkë me sodën e bukës pak nga pak derisa të formohet masa e brumit.

Punojeni me duar derisa e gjithë masa të lidhet dhe vendoseni ne nje tavë pjekje.

Futeni në furrë dhe piqeni në temperaturë 200 gradë për 35-40 minuta.

Nxirreni nga furra dhe lëreni të ftohet e më pas konsumojeni shoqëruar me pak djathë të bardhë apo salcë kosi. /AgroWeb.org