Byrek Shtëpie me Lakër të Bardhe – Shije e Përsosur

4.1k 0

Kombinimi me lakër të bardhë e ajkë qumështi – një shije jashtëzakonisht fantastike që të zgjon menjëherë nepsin për ta patur mejëherë në tryezë.

Kjo është një ndër recetat më unike të kuzhinës shqiptare, e përgatitur veçanërisht gjatë periudhës së vjeshtës dhe dimrit, i servirur i ngrohtë teksa.

Raseniku është një traditë e vjetër e Kosovës dhe Shqipërisë së Veriut kryesisht, por është një gatim që sot është pjesë e kuzhinës së të gjitha amvisave shqiptare.

I njohur ndryshe si pite apo edhe byrek me lakër të bardhë e ajkë qumështi, ky është një gatim special, shumë i shijshëm me një kombinim fantastik të lakrës, qumështit dhe ajkës së tij.

Me përbërës shumë të thjeshtë dhe ekonomik, kjo recetë e përcjellë nga AgroWeb.org është një mënyrë ideale për ta përgatitur në një vakt të mirë darke apo edhe darke.

Byreku me lakër dhe qumësht shoqërohet në mënyrë fantastike me më të mirat e zahireve shqiptare, turshitë me domate, por gjithashtu edhe me supa e gjellë të ndryshme tradicionale ose jo.

Përgatitja e Byrekut me Lakër dhe Qumësht në Shtëpi

Për përgatitjen e brumit

  • 1 kg miell gruri
  • ½ litra ujë i vakët
  • Kripë
  • 200 gr vaj ulliri

Për përgatitjen e mbushjes

  • 1 kg lakër të bardhë
  • 200 gr ajkë qumështi (mund ta gjeni në dyqane dhe markete)
  • 1 gotë qumësht
  • Kripë
  • Piper

Përgatitja

Në një tepsi hedhim miellin, kripën dhe nisim të hedhim nga pak ujin e vakët ndërsa nisim të punojmë brumin.

E punojmë me duar fortë derisa brumi të krijojet në një masë të njëjtrajtshme. Masa e tij duhet të jetë e fortë. Pasi e kemi gati brumin e ndajmë në 22 kuleçë të vegjël.

Kuleçët e vegjël i ngjeshim të gjithë me pëllëmbët e duarve. I mbulojmë me një pecetë të pastër kuzhine dhe i lëmë të pushojnë për 15 minuta.

Nga ana tjetër, grijmë lakrën e bardhë. E hedhim në një tenxhere dhe e zjejmë për 15 minuta. Më pas, sigurohemi që t’i kullojmë të gjithë ujin.

Lakrën e zjerë e hedhim në një tas, shtojmë kripën, piperin, qumështin dhe ajkën e qumështit.

I përzjejmë të gjitha bashkë. Për të bërë një masë sa më kremoze, gotën e qumështit para se t’ia shtojmë lakrës, i hedhim një lugë gjelle miell dhe e përzjejmë e më pas i’a hedhim lakrës.

Në vijim, marrim kuleçët një e nga një dhe i hapim në formën e petëve.

Lyejmë përmes një furçe kuzhine me vaj ulliri tepsinë dhe shtrojmë një nga një 11 petët e para. Më pas shtojmë të gjithë mbushjen e lakrës së bardhë e më pas nisim të shtrojmë një nga një 11 petët e tjera.

Bashkojmë të dyja anët e petëve të poshtme dhe sipërme duke i përdredhur me njëra tjetrën.

Lyejmë më furçën e kuzhinës dhe pak vaj ulliri petën e sipërme dhe e fusim në furrë të piqet përreth 40 minuta në temperaturë 200 gradë./AgroWeb.org

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.