Frape Karameli e Përgatitur në Shtëpi

2.3k 0

Një pije perfekte për të gjithë adhuruesit e kafesë në këto ditë të nxehta vere, e cila do t’ju freskojë dhe do t’ju falë një shije të pa krahasueshme.

Jo vetëm që duke e përgatitur vetë në shtëpi do të kurseni para, por është gjithashtu një mënyrë e shkëlqyer për të përdorur kafen e mbetur!

Mësoni si të bëni një frape karamel në shtëpi me këtë recetë të shijshme dhe të lehtë, duke ndjekur hapat që AgroWeb.org sugjeron në vijim.

Përbërësit

  • 1 filxhan kafe e fortë, e ngrirë në kubikë
  • ½ filxhan qumësht
  • 3 lugë gjelle sheqer (sipas dëshirës)
  • 2 lugë shurup karameli
  • Krem për ëmbëlsira dhe shurup karameli për zbukurim (sipas dëshirës)

Përgatitja

Vendosini të gjithë përbërësit në një mikser, duke përjashtuar vetëm kremin për ëmbëlsira.

Përziejini derisa kubat e akullit të copëtohen. Nëse keni vështirësi ta përzieni plotësisht, lëreni të qëndrojë për disa minuta dhe provojeni sërisht.

Përzierjen trasferojeni në gotën që do ta shërbeni dhe në fund shtoni kremin për ëmbëlsira dhe shurupin e karamelit.

Këshilla

Nëse e dëshironi që kjo pije të jetë pak më të hollë, do t’ju duhet të shtoni më shumë qumësht ose kafe.

Dhe nëse mendoni se aroma e kafesë duhet të jetë më e fortë, mos ngurroni të hidhini më tepër kafe./AgroWeb.org