Gështenja të Pjekura në Kripë – Receta e Përgatitjes në Shtëpi

3.2k 0

Si të gatuajmë gështenja në shtëpi? Mund t’i bëni në mikrovalë, në furrë, të ziera ose në tigan, me anë të recetës së gështenjave në kripë!

Kripa e trashë e shpërndan nxehtësinë në mënyrë të barabartë dhe kjo do t’i bëjë gështenjat tuaja të përsosura, krokante nga jashtë dhe të buta nga brenda.

Por mos harroni diçka, AgroWeb.org ju sugjeron që t’i lini ato në ujë para gatimit në mënyrë që të hiqni lëkurën me lehtësi.

Më fund ju mund t’i shërbeni gështenjat tuaja dhe t’i shijoni ato gjatë një mbrëmje të ftohtë vjeshte.

PËRBËRËSIT :

  • Kripë e trashë 500gr
  • Gështenja 500gr

PËRGATITJA :

Për të përgatitur gështenjat në kripë, së pari priteni lëvozhgën e saj në gjerësi me një thikë të vogël.

Vendosini gështenjat në një enë me ujë dhe lërini për 30 minuta , kjo do ta bëjë më të lehtë qërimin pas gatimit.  Më pas kullojini gështenjat dhe thajini ato me një copë.

Në një tigan vendosni kripën e trashë dhe më pas gështenjat,mbulojini me kapak dhe lërini në temperaturë të ulët.

Gatuajini gështenjat për rreth 20-25 minuta (në varësi të madhësisë), duke i kthyer herë pas here.

Kur të jenë pjekur mirë , hiqeni tiganin nga zjarri dhe shërbejini gështenjat tuaja në kripë, të nxehta.

RUAJTA :

Këshillohet të konsumohen të sapo bëra.

KËSHILLË:

Sasia e kripës së trashë duhet të jetë e barabartë me peshën e gështenjave, kështu që nëse doni të dyfishoni dozën e gështenjave do të duhet të dyfishoni edhe atë të kripës së trashë./AgroWeb.org