Kek i Butë pa Vezë – Receta me Ëmbëlsi të Mrekullueshme

7.6k 0

Kur flitet kër kekun e shtëpisë, mënyrat e përgatitjes janë të pafundme.

Me kos, qumësht, vaj ulliri, madje dhe pa miell, zgjedhjet janë të panumërta.

Po kek pa vezë a ju kishte shkuar ndonjëherë mendja?

Keku pa vezë është një ëmbëlsirë e lehtë e delikate për çdo moment të ditës.

Me një brumë jashtëzakonisht të butë, mund të jetë perfekt për ta shoqëruar me marmelatë apo reçel të freskët në mëngjes por jo vetëm.

Përveç vezëve në këtë recetë nuk përdoret as gjalpi. Ai zëvëndësohet me vajin e ullirit i cili i jep kekut mundësinë që të qëndrojë i shkrifët dhe ditën tjetër.

Përbërësit

  • 180 g sheqer
  • 200 g miell
  • 80 niseshte
  • 250 ml qumësht
  • 150 ml kos
  • 120 ml vaj ulliri
  • Lëkura e një limoni
  • 16 g fryrës për ëmbëlsira apo sodë bukë

Përgatitja

Në fillim përzjeni miellin, niseshtenë dhe fryrësin e ëmbëlsirave në një tas të madh.

Përzjejeni me ndihmën e një luge, më pas shtoni sheqerin. AgroWeb.og ju këshillon që të siguroheni që masa të jetë homogjene.

Në këtë moment mund të hidhni qumështin ngadalë duke e përzjerë me telin e kuzhinës që të shmangni formimin e kokrrizave. Njëlloj veproni edhe me kosin.

Kur masa të jetë përzjerë mirë, shtoni vajin e ullirit.

AgroWeb.org ju sugjeron që të përzjeni ngadalë dhe me ritëm të njëjtë derisa masa që formohet të jetë e njëtrajtshme.

Me rende grini lëkurën e një limoni dhe shtojani brumit të kekut. Përzjejeni përsëri që lëkura e limonit të përhapet në të gjithë masën.

Ndërkohë merrni një tavë jo shumë të madhe, lyejeni me pak vaj dhe spërkateni me pak miell.

Kjo do t’iu mundësojë një pjekje të plotë të kekut dhe do të shmanget ngjitja e brumit në buzët e tavës.

Hidhni brumin e kekut në tek kjo tavë dhe piqeni në furrë të parangrohur me 170 gradë Celsius përreth 35-40 minuta. Nëse preferoni brumit në sipërfaqe mund t’i shtoni disa

Sapo të ketë kaluar koha e pjekjes, verifikoni nëse keku është gati duke e shpuar me një thikë.

Nëse sipërfaqja e saj del e pastër atëherë pjekja e kekut është e plotë.

Më pas nxirreni nga furra, lëreni të ftohet pak, me një thikë ndajeni nga anët e tavës dhe kthejeni në një pjatë të cekët.

Keku është gati, nëse dëshironi mund ta spërkasni me sheqer pluhur.

Mund ta ruani në një vend të freskët duke e mbuluar, ose dhe ta vendosni në frigorifer.

Ky kek është përfekt për çdo orë të ditës për ta shijuar me të afërmit dhe të dashurit tuaj. /AgroWeb.org