Kek Super i Butë me Shije të Lehtë – Receta më e Thjeshtë e Përgatitjes

1.9k 0

Keku është një nga ato gatime që mund t’i japë shpirtin e festës çdo takimi me miq e të afërm.

Receta që sjell AgroWeb.org më poshtë është një recetë me përbërës të thjeshtë që lehtë gjenden në kuzhinë.

Kërkon pak kohë në përgatitje por shija e tij të mrekullon tërësisht me butësinë dhe ëmbëlsinë e tij.

Përgatitet lehtë në çdo kohë, e mund të kombinohet në mënyrë të shkëlqyer edhe me përbërës të tjerë sipas dëshirrës, arra, lajthi, bajame, fruta të thata.

Gjithashtu kjo ëmbëlsirë mund të shoqërohet shumë mirë me kafe, çaj apo lëngje frutash.

Në këtë artikull të AgroWeb.org do të mësoni recetën e një keku të butë si sfungjeri dhe pa gjalpë.

Përbërësit:

  • Një filxhan çaji e gjysmë me qumësht,
  • Tre filxhanë çaji me miell,
  • 3 lugë çaji me pluhur pjekjeje,
  • 3 lugë çaji me lëkura limoni,
  • 1 lugë kafeje me kripë ( jo e mbushur plotë)
  • 4 vezë,
  • 3 filxhan çaji sheqer

Përgatitja:

Zijeni qumështin deri sa të formojë bulëza në sipërfaqe.

Ndizeni furrën në 180 gradë.

Në një enë tjetër përzieni miellin me pluhurin pjekës dhe kripën dhe vendoseni mënjanë.

Në një enë tjetër rrihini vezët fort deri sa të formojnë një masë të trashë me ngjyrë limoni.

Gradualisht shtoni sheqerin dhe vazhdoni me përzierjen për rreth pesë minuta që të gjithë përbërësit të jenë shkrirë me njëri tjetrin.

Shtoni miellin që e keni lënë mënjanë më herët dhe vazhdoni me mikserin e dorës në një shpejtësi të ulët.

Shtoni qumështin e ngrohtë dhe lëkurën e limonit duke e përzier masën kremoze të cilën më pas duhet ta hidhni menjëherë në një tavë apo në formën e kekut (nëse keni) të cilën nuk duhet ta lyeni me yndyrë.

Piqeni kekun për 30 minuta.

Për ta provuar nëse ai është pjekur, fusni në mes një kunj dhëmbësh dhe nëse kur e nxirrni ai është i pastër, atëherë keku është i pjekur.

Lëreni të ftohet plotësisht, sipas dëshirës mund ta spërkasni me lëngun e reçelit që preferoni më shumë dhe servireni./AgroWeb.org