Komposto me Nespullat e Stinës – Ëmbëlsi Unike Plot Freski

2.5k 0

Kompostoja është një traditë mjaft e hershme shqiptare. E ëmbël, e lehtë dhe me një freski unike, komposto është fantastike jo vetëm për shijen por edhe vlerat e saj.

Ajo përbën mënyrën më popullore për të ruajtur ose shtuar vlerat e frutave.

Mjafton pak ujë, pak sheqer dhe fruta për të përgatitur një mrekulli për shijen dhe organizmin.

Në vendin tonë, kompostoja më popullore është ajo e kumbullës, por tradita jonë nuk është e kufizuar vetëm tek kumbulla.

Molla, dardha, rrushi, portokalli, qershitë, shegët, petalet e trëndafilit e madje edhe të ëmblat nespulla përdoren gjërësisht si komposto.

Çdo komposto, sidomos ajo e bëra në shtëpi, në përmbajtjen e saj ka fruta, mjaltë, kanellë dhe karafil, produkte që e bëjnë këtë lëng të këshillueshëm për këdo.

Frutat së bashku janë shumë më të shëndetshme për ju se sa ëmbëlsirat, akulloret, apo lëngjet e gazuara.

Mënyra më e mirë për të përfituar vlerat e frutave tek kompostoja është që pas proçesit të zierjes, të lejoni lëngun të ftohet për minimalisht një orë.

Më poshtë do të gjeni nga AgroWeb.org komposton e veçantë të përgatitur me Nespulla.

Nespulla ka një shije marramendëse, që vjen e ëmbël si shija e pjeshkës dhe mangos, por edhe paksa e athët pasi nespulla bën pjesë në të njëjtën familje me mollën.

Përgatitja e Kompostos me Nespulla

Përbërësit

  • 1 kg nespulla
  • 1/2 kg sheqer
  • 1 filxhan çaji ujë
  • 1 shkop kanellë, nëse preferoni

Pregatitja 

Lani nepsullat, pritini në mes dhe hiqni berthamat.

Hidhini në një tenxhere me sheqerin dhe ujin e i lini për 2 orë.

Më pas, AgroWeb.org ju sugjeron të shtoni edhe shkopin e kanellës, nëse dëshironi dhe e vini në zjarr për 12-15 minuta.

Më pas hidheni në vazo qelqi.

Pasi të mos jetë më e nxehtë e fusni në figorifer.

Mund t’i hidhni edhe më pak sheqer nëse preferoni.

Lëngun mund ta konsumoni me akull më vete, ose së bashku me nespullat./AgroWeb.org

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.