Makarona me Gjalpë dhe Mish të Grirë – Shija e Thjeshtë që nuk Duhet Humbur

1.6k 0

Nëse doni makarona të thjeshta me mish pa përgatitur asnjëlloj salce atëhere jeni ne recetën e duhur.

Sugjerimi i sotëm për ju janë makaronat me gjalpë dhe mish të grirë.

Një shije sa e thjeshtë aq dhe e kërkuar nga të gjithë për veçantinë e saj.

Makaronat tuaja me gjalpë tashmë mund të jenë shumë më interesante se më parë.

Prandaj ndiqni këshillat e AgroWeb.org si t’i përgatisni ato në mënyrë perfekte.

Përbërësit

  • 450 gr makarona
  • 2 lugë gjelle vaj
  • 1 qepë
  • 1 kg mish i grirë
  • 1 thelbi hudhër e grirë
  • 1 lugë gjelle gjalpë
  • Kripë
  • Piper

Përgatitja

Për të nisur me përgatitjen e kësaj recete si fillom vendosni një tigan të thellë me vaj në zjarr.

Shtoni aty qepën e grirë hollë duke përzier herë pas here.

Lëreni të skuqet për 4-6 minuta, derisa të marrë ngjyrë të artë.

Më pas hiqni qepën nga tigani, lëreni mënjanë dhe po aty në tigan shtoni mishin e grirë.

Gatuajeni mishin në zjarr mesatar derisa të jetë skuqur i gjithi duke shtusr dhe piper e kripë sipas dëshirës.

Shtoni qepën e gatuar tek tigani ku ndodhet mishi dhe përzieni me sobë të fikur.

Ndërkohë vini makaronat të ziejnë si zakonisht dhe sapo ato të jenë gatuar kullojini dhe ruani gjymën e ujit të tyre.

Bëni kujdes të mos i zieni shumë ato pasi do t’i gatuani edhe më pas.

Shtojini makaronat tek tigani ku ndodhet mishi, bashkë me gjalpin dhe ujin e zierjes së tyre që ruajtët më parë.

Ndizni zjarri në nxehtësi mesatare dhe lërini të gatuhen duke i përzier herë pas here përreth 3 minuta.

Më pas hiqeni nga zjarri dhe shërbejeni në pjata./AgroWeb.org