Makarona me Patate – Shija Napoletane në Tryezën Tuaj

841 0

Napoli, një qytet i njohur për bukurinë e tij natyrore dhe trashëgiminë kulturore të pasur, por ofron edhe një pasuri të tjera – gastronominë e shkëlqyer italiane. Një nga gatimet më autentike dhe të dashura të këtij qyteti është receta e “Makaronave me Patate,” një pjatë tradicionale recetën e së cilës, do të ndajmë me ju sot në këtë artikull.

Përbërësit

200g makarona tub

2 patate të mëdha

2 lugë gjelle vaj ulliri

1 thelbi hudhër

400g domate të ziera

1/2 lugë çaji kripë

1/2 lugë çaji piper i zi

1/2 lugë çaji kripë

50g djathë kaçkavall

 

Përgatitja

Filloni duke prerë patatet në kubikë të vogla, rreth 1.5 cm të trasha. Vendosni ato në një enë me ujë të ftohtë për të parandaluar oksidimin dhe lërini veçamas.

Në një tigan të thellë, nxehni vajin e ullirit, shtoni hudhrën e grirë dhe skuqeni për disa sekonda derisa të fillojë të lëshojë aromën e saj të shijshme.

Shtoni domatet e ziera në tigan dhe lërini të ziejnë për 10-15 minuta, duke  përzier vazhdimisht.

Ndërkohë, derisa domatet të gatuhen, ziejini patatet në një tenxhere tjetër me ujë të kripur derisa të zbuten (rreth 10-12 minuta). Pastaj kullojini.

Shtoni patatet e ziera në tiganin me domatet dhe përziejini ato bashkë me vajin dhe hudhrën. Shtoni kripën, piperin e zi dhe lërini të gjithën të ziejë për 5-7 minuta së bashku.

Gjatë kësaj kohe vendosni makaronat të ziejnë duke ndjekur udhëzimet në paketimin që keni zgjedhur.  Pasi të jenë zier, kaloni makaronat tek tigani duke shtuar dhe pak nga uji i tyre.  Përziejini mirë për të kombinuar të gjithë përbërësit dhe lërini të ziejë së bashku për 1-2 minuta.

Shërbenjini makaronat me patate të nxehta dhe, nëse dëshironi, shtoni  pak djathë kaçkavall për më shumë shije.

Kjo recetë e thjeshtë por e shijshme e makaronave me patate është një mënyrë e shkëlqyer për të eksploruar shijen autentike italiane në shtëpinë tuaj./AgroWeb.org

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.