Marmalatë Shtëpie me Fiq nga Tradita e Ëmbël Shqiptare

3.9k 0

Marmalata e fikut përgatitet krejt lehtë dhe është fantastike për t’u konsumuar në çdo stinë.

Të gjitha llojet e reçelit dhe marmalatave shqiptare janë fantastike, të shijshme e plot ëmbëlsi, por si shija e reçelit dhe marmalatës të fikut nuk ka!

Është e pamundur të mungojë në kuzhinën e amvisave shqiptare, të cilat e përgatisin çdo vit plot delikatesë ndërsa e përdorin në receta të ndryshme në përgatitjen e ëmbëlsirave.

Vazot me marmalatë fiku janë gjithashtu ëmbëlsirat më të dashura, të cilat gjyshet i përgatisin enkas për t’ua dhuruar më të dashurve të tyre.

Fiqtë janë tepër të shijshëm, të ëmbël, plot tul dhe të pasur me vlera shëndetësore nga më të mirat.

Ato janë fruta me një ëmbëlsi të veçantë që plotësojnë shijen e çdo ushqimi tjetër të kripur, pikant apo të ëmbël.

Kur janë të pjekur, fiqtë mund të konsiderohen si frutat më të lëngshëm në botë, me një ëmbëlsirë pothuajse si ajo e mjaltit.

Kur gatuhen, ato transformohen në një marmalatë me një ëmbëlsi intensive, nga ata që të bëjnë të lëpish gishtat.

Receta e marmalatës të fikut që do të mësoni në këtë artikull të ArgoWeb.org përgatitet krejt lehtë në shtëpi ndërsa ka një avantazh superior shijeje.

Përgatitja e marmalatës të fikut në kushtet e shtëpisë

Fiqtë duhen prerë në copa shumë të vogla përpara se të hidhen në një tenxhere të madhe.

Në të duhet të shtoni sheqerin, lëngun e një limoni.

AgroWeb.org ju udhëzon ta vendosni tenxheren në zjarr në një temperaturë të ulët dhe lërini të ziejnë për 46 minuta ose më gjatë deri sa fiqtë të zbuten tërësisht.

Tenxherja duhet mbuluar me kapak. E gjithë masa duhet përzier rregullisht që sheqeri të shkrihet në mënyrë të njëtrajtshme dhe të mos ngjitet në fund të tenxheres.

Fiqtë duhen gatuar në temperaturë të ulët deri sa të përftojnë paraqitjen karakteristike thuajse xhelatinoze.

Hiqeni tenxheren nga zjarri.

Merrni një pirun për të përzier dhe shtypur kokrrat që nuk janë tretur.

Në këtë mënyrë do të përfitoni një masë të ëmbël dhe të njëjtrajtshme.

Provojeni lëngun e ëmbël nëse ka arritur të lidhet.

Nëse marmalata nuk është lidhur akoma, zieheni edhe për 5 minuta të tjera për të hequr përmbajtjen ujore. Provojeni sërish deri sa e gjithë masa të jetë uniforme dhe shumë pak e lëngshme.

Marmalata duhet të hidhet menjëherë në kavanozë qelqi të nxehtë dhe të sterilizuar.

Kavanozët duhen lënë të ftohen natyralisht.

Përbërësit

1 kg fiq të pjekur
500 gramë sheqer të bardhë
lëngu i një limoni/AgroWeb.org

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.