Midhje me Piper – Receta e Shijshme e Krishtlindjes

1.3k 0

Tradita e kërkon që të gjithë ata që festojnë Krishtlindjen ta presin atë me ushqime me bazë peshku.

Pikërisht në këtë ditë, recetat me ushqimet e detit janë nga më të shumëllojshmet.

Ndaj AgroWeb.org ju sugjeron të provoni një ide të re, shumë ekonomike e të shijshme këtë fundvit.

Atë të midhjeve të ziera me piper të zi e majdanoz që këtë vit mund ta përgatisni edhe ju në shtëpitë tuaja.

Përbërësit

  • 750 gr midhje me guaskë
  • 4 lugë majdanoz të grirë
  • 2 thelpinj hudhër e grirë hollë
  • 2 lugë gjelle vaj ulliri
  • 2 lugë gjelle piper i bluar
  • 6 feta bukë me hudhër

Përgatitja

Për të nisur me përgatitjen e kësaj recete AgroWeb ju këshillon të nisni me pastrimin e midhjeve.

Pasi t’i lini në ujë, pastrojini mirë duke përdorur një tel enësh dhe kur të jenë të pastra dhe të ikë rëra shpëlajini me ujë të bollshëm.

Hiqjani leshterikët dhe alkat që mund të kenë me kujdes e kur të jenë të pastra bëjini gati për recetën.

Në një tigan të thellë shtoni vajin e ullirit, majdanozin e grirë, hudhrën e grirë dhe skuqini për 4-5 minuta duke i shtuar edhe pak kripë në fund.

Po aty tek tigani hidhni edhe midhjet duke i lënë në zjarr të mesëm derisa të happen plotësisht.

Në fund të kësaj recete duhet të eleminoni midhjet që nuk janë hapur pasi nuk mund të konsumohen.

Shtoni piperin duke tundur pak tiganin në mënyrë që të përhapet mirë.

Lërini edhe 2 minuta në zjarr e më pas theksni bukën dhe lyejeni me pak hudhër për më shumë shije.

Mhidhini midhjet ne një enë të thellë bashkë me lëngun që ato do të lëshojnë në tigan dhe anash vendosni bukët e thekura.

Konsumojini të ngrohta, bashkë me lëng duke ngjyer edhe bukën e thekur me hudhra./AgroWeb.org

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.