Osso Buco me Perime – Bërxolla e Veçantë që Duhet të Gatuani

4.9k 0

Një nga llojet më të mira e të rralla të bërxollës .

 Osso Buco është pjesë e kofshës së një viçi të ri me në mes kockën e mbushur më palcë.

Nga vetë emri “osso buco” që do të thotë “kockë me vrimë” përshkruan formën e këtij bërxolle të veçantë.

Recetat me këtë lloj bërxolle janë mjaft të shijshme dhe të famshme sidomos në Itali. Zakonisht gatuhet me verë erëza, karota, domate dhe perime të tjera të prera imët.

Mishi gatuhet në zjarr të avashtë në mënyrë që të ruajë butësinë dhe të thithë shijen e perimeve.

Për ta gatuar ju duhen:

  • 5 bërxolla osso buco
  • 2 gjethe dafine
  • 1 karotë
  • 1 selino
  • 4 thelpinjë hudhër
  • 1 qepë
  • 800 gr domate
  • 1 tufë majdanoz
  • 2 lugë gjelle salcë domatesh
  • 1 koncentrat perimesh ose mishi për gatim
  • 250 ml verë e bardhë

Përgatitja

Për të nisur me përgatitjen e kësaj rcete AgroWeb.org ju këshillon të marinoni si fillim mishin.

Sperkateni me kripë dhe piper të zi nga të dyja anët e ndërkohë vini në zjarr një tenxhere të madhe.

Shtoni bërxollat dhe skuqeni nga të dyja anët derisa të marrë ngjyrë kafe e më pas lëreni në një pjatë.

Hidhni edhe pak vaj tek tenxherja dhe hudhni hudhrën e grirë, qepën e grirë hollë dhe gatuajini për 1 minutë.

Prisni imët edhe karotën bashkë me selinonë dhe shtojeni tek tenxherja të skuqen për 8 minuta në zjarr të avashtë.

Shtoni domatet e prera në kubikë, verën e bardhë ose pak uthull, shtoni koncentratin, salcën e domateve, gjethet e dafinës dhe pak trumzë sipas dëshirës.

Përziejini të gjitha mirë me lugë druri pa i prishur dhe shtoni edhe bërxollat që skuqët më parë.

Ngrini pak nxehtësinë e sobës tuaj në mënyrë që lëngu të avullojë dhe përzieni me kujdes herë pas here.

Lëreni të ziejë në këtë mënyrë për 1 orë më pas kontrollojeni nëse është gati.

Kur mishi të jetë gatuar e zbutur në mënyrë që të mund të ngulni një pirun do të thotë se është gati.

Sipas dëshirës shtoni pas kripë dhe piper sërish në fund dhe shërbejeni të ngrohtë shoqëruar me oriz.

Gjella juaj me osso buco duhet të jetë e lëngshme dhe e njëtrajtëshme për nga shija./AgroWeb.org